Universitetet, MASH shpall datat e degëve me konkurs
Të hënën nisin konkurset e pranimit për të gjithë ata maturantë që kanë zgjedhur të studiojnë për Arkitekturë; Arte apo Universitetin e Sporteve. MASH njofton të gjithë ata kandidatë që në formularin A2 kanë përzgjedhur programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, për vitin akademik 2012-2013, për të cilat është parashikuar konkursi i pranimit, se duke filluar nga data 27 gusht 2012, fillojnë konkurset e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, të cilat do zhvillohen sipas këtij kalendari: Universiteti i Arteve, Tiranë; 27 Gusht1 Shtator 2012; Universiteti i Sporteve të Tiranës, 29-31 Gusht 2012; Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 27-29 Gusht 2012; Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, 27-29 Gusht 2012; Universiteti Politeknik i Tiranës, për programet e studimit:Arkitekturë dhe Arkitekturë(Urbanist), 03-05 Shtator 2012; Universiteti “A.Moisiu i Durrësit (FASTIP); Akademia e Arteve, Shkodër, 27 Gusht1 Shtator 2012. Kandidatet të cilët kanë preferuar në zgjedhjet e tyre, në formularin A2, programet e Akademisë së Arteve Shkodër, njoftohen se konkursi për ta do të zhvillohet në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë. Përpara zhvillimit të konkurseve këshillohet që të gjithë këta kandidatë ti referohen udhëzimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, nr.12 datë 20/07/2012, për zhvillimin e konkurseve të pranimit, tarifën e regjistrimit për konkurrim në disa programe studimi të ciklit të parë me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, viti akademik 20122013. Datat e konkurseve sipas universiteteve Universiteti i Arteve, Tiranë, 27 Gusht1 Shtator 2012 Universiteti i Sporteve të Tiranës, 29-31 Gusht 2012 Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 27-29 Gusht Universiteti “A.Xhuvani”, Elbasan, 27-29 Gusht Universiteti Politeknik i Tiranës, për programet e studimit: Arkitekturë dhe Arkitekturë(Urbanist) 03-05 Shtator 2012 Universiteti “A.Moisiu i Durrësit (FASTIP), Akademia e Arteve, Shkodër, 27 Gusht1 Shtator 2012