Shqipëria, miqësore me Iranin me 27 maj

Ekipi kombëtar i Shqipërisë
Në fund të muajit maj, Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Iranin. Takimi do të zhvillohet me 27 maj në Stamboll.
Në fakt ishte parashikuar që ekipi i kombëtares së Iranit të luante përballë Irakut, por për shkak të mosmarrëveshjeve për datën e takimit, dështoi organizimi i një takimi të tillë.
Shqipëria do të luajë me Katarin me 22 maj në Madrid dhe më pas do të niset për në Turqi.
Irani dhe Katari do të përballen në eliminatoret kualifikuese për Kupën e Botës 2014. /F.S/