Afganistan, 5 të vrarë në një shpërthim

Afganistan, foto "Ansa"
Pesë agjentë të policisë afgane kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur në një shpërthim në Farah, zonë perëndimore e Afganistanit.
Komandanti i policisë lokale, kolonel Mohammad Ghaws Malyar, është shprehur se mjeti me të cilin udhëtonin policët ka shkelur mbi një minë në Surkh Dewar , zonë që i përket distriktit Khak-i-Safed.
Në zonën ku ndodhi shpërthimi ishte në përfundim e sipër një operacion i përbashkët i forcave afgane dhe ushtarakëve italianë, i cili kishte çuar në pranga të paktën 28 kryengritës talebanë. / G.N.