Lezhë, asnjë rast i prekjes nga bruceloza

Bageti te imeta / Foto aktiv
Ka nisur në qarkun e Lezhës fushata e vaksinimit të kafshëve të prodhimit kundër sëmundjes së brucelozës. Sipas përgjegjësit të sektorit të veterinarisë, pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Lezhë, Ndue Kacorri, në këtë qark do të vaksinohen pa pagesë 82 mijë bagëti të imta.
Sipas Kacorrit, në qarkun e Lezhës, nuk është regjistruar asnjë rast bruceloze. Ai bën thirrje që fermerët të tregohen të kujdesshëm, pasi fakti që nuk janë regjistruar raste nuk do të thotë se jemi imun.
Sipas specialisteve, bruceloza është një sëmundje infektive me rrezikshmëri të lartë tek kafshët dhe njerëzit, e shkaktuar nga bakteri i quajtur Brucela. Ajo përhapet tek delet, dhitë e lopët.
Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit organizon falas në shkallë vendi, dy fushata vaksinimi në 2012 dhe 2013, duke u bërë thirrje fermerëve se në radhë të parë është përgjegjësia e tyre për të mbrojtur veten, familjen e fëmijët e tyre dhe konsumatorin e produkteve blegtorale nga kjo sëmundje e rrezikshme. /L.Kokaj/