E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holtkemper: Të respektohen afatet për Presidentin

Ajo ishte sot në Gjirokastër, ku ka parë nga afër zhvillimin e këtij qyteti.

“Shqipëria ka një Kushtetutë dhe kjo Kushtetutë shikon si preferencial një autoritet që do të zgjidhej nga një mazhorancë e gjerë. Ky do të ishte rasti  ideal,kështu  bazuar në kushtetutën tuaj presidenti do të duhej të përfaqësonte bashkimin e njerëzve. Presidenti duhet të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën dhe të jetë një figurë konsesuale. Do të nënvizoja se ka afate të përcaktuara dhe përgjegjësi të qarta. Kam parasysh zbatimin e planit të veprimit të hartuar nga vetë partitë ose klasa politike shqiptare. Dua të them që nuk është një plan veprimi i sugjeruar nga jashtë por është për tu zbatuar vetë plani shqiptar i veprimit. Mbeten afatet për tu respektuar që do të vlerësohet edhe në  një takim  në mes të majit, dhe siç ju thashë mbetet ende e hapur nëse këto afate do të respektohen", ka deklaruar Holtkemper.

 Ambasadorja gjermane tha më tej se është shumë e rëndësishme që të përmbyllet në kohë reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare, teksa shtoi se duhen ende përpjekje për përmbushjen e 12 kritereve. "Prej nëntorit të vitit të kaluar Shqipëria  është angazhuar për të mbushur 12 kriteret e statusit kandidat, dhe plotesimi i tyre mbetet ende për tu parë. Mund të përmend  si çështje të ndjeshme ligjin elektoral dhe procedurat e  përmirësimit të tij në parlament , zbatimi i ligjit për çështje që kanë të  bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe gjithashtu luftën kundër krimit të organizuar. Ende duhen bërë përpjekje prandaj mund të them sot se kjo çështje ngelet akoma e hapur", vijoi Holtkemper. /Start/

                                                                                             2012-05-09 15:54
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›