Han justifikon humbjen e kombetares, para udhes drejt Danimarkes
Heshtje e plote ne kampin kuqezi, nje dite pas humbjes se pajustifikueshme me Hungarine. Zhgenjimi i lojtareve te kombetares sone, pas ndeshjes nuk ishte me i madh se i tifozeve, qe shohin si ngushellim ndeshjen e 1 prillit, ndaj kryesueses se grupit, Danimarkes, perballe se ciles pritet nje perfaqesim dinjitoz ne loje, pasi rezultati pozitiv konsiderohet teper i veshtire, mos i pamundur. Trajneri holandez nuk ka dashur te flase shume, per humbjen e fundit. "Kemi ende shume per te bere- theksoi ai-tani duhet te shohim perpara dhe te mendojme per ndeshjen e radhes, ndaj Danimarkes". Shqiperia nuk arriti dot te shenoje ndaj Hungarise, per te shpresuar tek goli. Perkundrazi ekipi yne eshte ndeshkuar nga nje ekip qe mendonim se mund ta linim pas. Hungaria ishte me e pergatitur dhe fale organizimit te lojes, gjeti te papergatitur kuqezinjte, qe Ari Han thote se loja e kombetares shqiptare, varet nga ky kontingjenti i lojtareve qe jane te disponueshem dhe kaq, eshte forca reale e saj: "Kisha thirrur sulmuesit me te mire, per momentin, Salihin e Berishen. Kaq eshte potenciali i Shqiperise. Kur luan kunder ekipeve te medha, apo me force me te forte sulmuese mendon vetem per t'u mbrojtur", - shpjegon holandezi i bankines sone. Trajneri Ari Han, ndertoi nje strategji qe nuk i shkoi per shtat lojes dhe eshte kritikuar per menyren e lojes. Ndaj Hungarise ai aktivizoi vetem nje lojtar, mesfushorin e Dinamos, per te cilin theksoi: "Bakaj? Beri nje paraqitje shume te mire, per aq minuta sa luajti. Eshte lojtari i se ardhmes dhe kam besim, se do te jete nje dite nder me te miret ne Shqiperi". Hungaria i mori piket e plota kombetares sone, ne dy ndeshjet direkte, cka do te thote, deshtimi i kombetares.
6 pike
Ne 6 ndeshje kane arritur kuqezinjte. Kombetarja shqiptare nuk ka mundur te shenoje me teper se kaq, kur i ka luajtur takimet me dy ekipet me te dobeta te grupit, Malten dhe Hungarine. Ne fund te eliminatoreve, shanset jane qe nen drejtimin e holandezit Ari Han, ecuria e kombetares te jete me e dobeta e viteve te fundit.
6 pike
Ne 6 ndeshje kane arritur kuqezinjte. Kombetarja shqiptare nuk ka mundur te shenoje me teper se kaq, kur i ka luajtur takimet me dy ekipet me te dobeta te grupit, Malten dhe Hungarine. Ne fund te eliminatoreve, shanset jane qe nen drejtimin e holandezit Ari Han, ecuria e kombetares te jete me e dobeta e viteve te fundit.