E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka mbështet të ardhmen evropiane të Kosovës

Gjatë qëndrimit dyditor në Kosovë, ajo ka takuar komandantin e KFOR it, gjenerallejtënant Markus Bentler, me të cilin ka diskutuar për çështje të sigurisë, si dhe ka vizituar kontigjentin danez të KF0R-it.

Gjatë një takimi me gazetarë ministrja daneze Gitte Lillelund Bech ka thënë se e ardhmja e Kosovës është që të përfshihet në familjen evropiane, duke dhënë mbështetjen e qeverisë daneze në këtë drejtim, njofton RTK-ja.

Nga ana e tij gjenerali Bentler, pasi i ka shprehur mirënjohjen e tij për ndihmën e Danimarkës që po i jep misionit të KFOR it, ka thënë se ushtarët danezë në veri të Kosovës po bëjnë një punë të shkëlqyeshme, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›