Nojkiç: Ndarjen e Kosovës e kërkon Beogradi jo të huajt
Sipas Rangjell Nojkiç, kryetar i Këshillit për Kosovën të Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe (SPO), parti kjo e Vuk Drashkoviçit, ndarja e Kosovës nuk është e kërkuar nga të huajt por nga vetë serbët dhe vetë Ivanoviç.
"Kjo ide për ndarjen ekziston që nga vitet nëntëdhjetë, kur është themeluar Këshilli Nacional Serb në Leposaviq", me synimin që këto komuna t'i bashkohen Serbisë, thotë Nokjkiç dhe shton se Ivanoviç është një nga liderët i cili angazhohet për ndarjen e Kosovës.
"Ai kështu ka folur jozyrtraisht derisa ishim si Listë Serbe, në institucionet e Kosovës", citojnë mediat serbe të ketë thënë Nojkiq. Sipas tij, liderëve serbë nga veriu nuk u intereson se çfarë ndodh me serbët në jug të Ibrit dhe çfarë probleme kanë ata për të mbijetuar. "Prandaj nuk u interesojnë as pasojat e idesë së ndarjes, që do ta kishim ne që jetojmë në veri të Kosovës", shton ai.