Danimarka merr presidencën e BE, angazhim për 4 çështje

Nga dita e nesërme Danimarka do të jetë shteti që do mbajë presidencën e radhës së Bashkimit Europian për 6 muaj. Gjatë kësaj jave pritet që kryeministri Helle Thorning-Schmidt dhe ministri i Çështjeve Europiane Nicolaoi Wammen të paraqesin prioritetet e Presidencës.
Dorëzimi i presidencës do të bëhet nga Polonia. Katër janë çështjet kryesore për të cilat Danimarka do të angazhohet gjatë gjashtë muajve të drejtimit të institucioneve të BE-së.
“Një Europë e Përgjegjshme, një Europë dinamike, një Europë e gjelbër dhe një Europë e sigurt”, janë 4 çështjet ku do të jetë e angazhuar Danimarka.