E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 William serish me Renault

Nga viti i ardhshëm në Formula 1 do të kthehet binomi fitues i të shkuarës Williams-Renault. Skuderia angleze, në fakt, ka firmosur akordin për të përdorur motorë transalpinë për dy sezone, me mundësinë për të shtyrë kontratën deri në 2014, kur fillon era e motorëve turbo V6. Binomi anglo-francez rikthehet, pas produktivitetit në bashkëpunimin mes tyre nga 1989 në 1997, kur Williams arriti të fitojë katër tituj kampionë për pilotë dhe 5 për konstruktorë.

"Renault mbetet në Formula 1 për të prekur sukseset dhe partnershipi me Williams bëhet piëkrisht për tiu kthyer rezultateve të arritura në vitet e fundit kur skuadrat tona bashkëpunonin – ka pohuar presidenti i Renault Sport F1, Bernard Rey.

"Jemi të lumtur për partneritetin e krijuar me Renault. Në të njëjtën kohë i jemi mirënjohës Cosworth. Kanë qenë partner të besueshëm si brenda ashtu dhe jashtë pistës për 2 vitet e fundit. Por tani duhet të shkohim të ardhmen dhe të vazhdojmë të rrisim reputacionin tonë në pistë" u shpreh Frank Williams.

Ky akord për Williams është një kthim në vitet e arta. Skuaderia, me motorët Renault, ka fituar 63 çmime të mëdha dhe 4 tituj botërorë me pilotët Nigel Mansell ('92), Alain Prost ('93), Damon Hill ('96) e Jacques Villeneuve ('97).

Në Formula 1 me Williams, makinat e motorizuara Renault, nga viti i ardhshëm do të bëhen 4, Red Bull, Renault e Team Lotus.

Eno Skarço Azhornuar së fundi ( e martë , 05 korrik 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›