Danimarka zhvillon sot zgjedhjet parlamentare

Danimarka zhvillon sot zgjedhjet parlamentare. Sipas sondazheve koalicioni i qendrës së djathtë i kryeministrit Lars Lok Rasmusen, i cili ka qeverisur vendin për 10 vjet, do të humbasë ndaj të majtit apo “Bllokut të Kuq”, i cili udhëhiqet nga Helle Torning Shmit. Kjo e fundit pritet të bëhet kryeministrja e parë femër e Danimarkës.
Fushata parazgjedhore është dominuar kryesisht nga rënia ekonomike.
Torning Shmit ka propozuar që çdo qytetar në Danimarkë të punojë 12 minuta më tepër në ditë, duke argumentuar se një orë pune shtesë në javë do të ndihmojë fillimin e rritjes ekonomike.