Vrasja e Binjakut, policia vendos shpërblim për informatorët
Ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe gjetjen e vrasësve të Sajmir Binjakut, policia e Elbasanit ofron shpërblimin prej 1 milion lekësh për personin që mund të dijë emrat apo japë koordinatat e vendit ku fshihen vrasësit e 36-vjeçarit. Burimet zyrtare të policisë së Elbasanit kanë deklaruar dje se: “në lidhje me ngjarjen e ndodhur të datës 14.06.2010, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Sajmir Binjaku, 36 vjeç, banues në Elbasan, lagjja “çlirimi”, akordon shumën e shpërblimit prej 1 milion lekësh, për të gjithë ata që japin informacion të saktë në lidhje me autorët e krimit, duke siguruar anonimatin e tyre”. Ndërkohë, të njëjtat burime kanë bërë publike dhe numrin e kontaktit: 0694107507. Ndërkohë, drejtori i policisë së Elbasanit, Sajmir Muçaj, ka konfirmuar se për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve, janë angazhuar të gjitha strukturat speciale dhe po punohet për zbardhjen sa më shpejt të vrasjes të ndodhur rreth 10 ditë më parë në Elbasan.
#