Afganistan, kamikazi shkakton vdekjen e 12 personave
Kabul - Një kamikaz është vërsulur drejt një autokolone të forcave afgane dhe atyre ndërkombëtare duke shkaktuar vdekjen e të paktën 12 personave. Ngjarja ndodhi në provincën e Helmandit, në jug të Afganistanit. Lajmi bëhet i ditur nga forcat lokale të sigurisë, të cilat njoftojnë edhe për plagosjen e 17 personave të tjerë.
Viktimat janë civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë. Sipas burimeve, kamikazi ndodhej në bordin e një motoçiklete në momentin që është hedhur në erë.
Viktimat janë civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë. Sipas burimeve, kamikazi ndodhej në bordin e një motoçiklete në momentin që është hedhur në erë.