E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, tetë të dyshuar për masakrën e dasmës

Ankara - Tetë persona janë akuzuar për masakrën e dasmës në një fshat të Turqisë, ku humbën jetën 44 vetë. Policia turke nuk jep detaje të hollësishme rreth të dyshuarve, por deklaron se disa prej tyre kanë lidhje farefisnore me të vrarët.

Vrasësit e maskuar hynë ditën e hënë në shtëpinë ku zhvillohej ceremonia martesore, dhe hodhën bomba mbi dasmorët, duke lënë të vdekur 44 persona. Mediat turke deklarojnë se familjet e çiftit ishin pjesëtarë të gardës së fshatit, dhe ishin të armatosur për të luftuar terroristët kurdë.

Ndërkohë, kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, deklaron se bëhet fjalë për konflikt midis dy familjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›