Histori dhe romanca, në vitrinën librit
>Vitrina e librit këto ditë janari ka sjellë tituj të shumtë me libra, historike, romanca, policeks etj. Emra të njohur autorësh shqiptarë dhe të huaj vijnë me botimet e tyre pranë lexuesit shqiptar. Kështu Hysen Selmani sjell për lexuesin Nga notimet e Zogut të Parë, mbretit të shqiptareve. Në këtë botim lexuesi ka mundësi të kuptoje më shumë rreth jetës dhe aktivitetit të mbretit Zog, ku autori rrëfen detaje mjaft interesante. Një tjetër botim nga Peter Bartl vjen me titullin Shqiptarët.
Përpjekja 25 është një tjetër botim me një sërë autorësh që rrëfejnë mbi filmin surealist dhe qasjen ndaj së shkuarës. Por për lexuesit vjen dhe libri Në kërkim të arit, i cili është libri më i fundit i studiuesit Ksenofon Krisafi, që rrëfen mbi historinë e arit shqiptar të rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa Mikaela Mminga sjell Lucian Berio dhe Folks songs. Nga Kleo Lati vjen libri Diamant të gurtë, i cili ka bërë një rrugëtim nëpër qytete ëndrrash, një libër ku flitet për vendet më të bukura që kanë shkruar historinë si Akropoli, Parisi, Katedralja e Notredame, etj. Venecia Praga e Viena. "Rusët në Shqipëri", është një libër nga Vera Isaku, dhe kemi një pjesë të vogël të historive të dhimbshme të vajzave ruse, që u dashuruan me studentë shqiptarë dhe zgjodhën të jetonin në Shqipëri. Aleksandër Moisiu nga Sali Hidri është libri që tregon atë që ndodh mes Triestes dhe Durrësit. Libri Nacionalizmi vjen nga Hernest Gellner. Në këtë libër sa të thellë aq dhe provokues studiuesi Geller na jep një pjesë të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi. "Dhimbje gurësh" nga Milena Agus, ky është romani i dytë i autores i cili është cilësuar nga shtypi si zbulim letrar i viti '07. "Dhimbje gurësh" rrëfen historinë e një gruaje, martesës së saj dhe dashurisë jashtëmartesore. Ky libër është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës. Urdhri i autores finlandeze Leena Landers sjell një ngjarje të pazakontë, ku i gjithë romani zhvillohet mes tre personazheve.