Daqiq: BE dhe SHBA kanë kërkuar që të mos i mbajmë zgjedhjet në Kosovë

Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daqiq, tha sot se vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar që Serbia të mos e shpallë mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, po për të, ky opsion ishte i papranueshëm.
Duke folur para gazetarëve në Beograd, Daqiq tha se me shpalljen e zgjedhjeve në gjithë territorin e saj, Serbia nuk e rrezikon askend dhe se kjo është bërë në harmoni me Kushtetutën dhe me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Meqë Sllavica Gjukiq – Dejanoviq është nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, as ajo nuk ka mundur të veproj ndryshe”, pos t’i shpallë zgjedhjet, tha Daqiq, i cili është lider i PS-së së Serbisë. /rel/