E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njëherë Juventus, pastaj Barcelona

Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç është optimist se skuadra mund të kalojë në finale të Coppa Italia duke përmbysur disavantazhin 2-1 nga ndeshja e parë gjysmëfinale kundër Juventusit.

E më pas do të kthejë vëmendjen te dueli me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Do të shkojmë në Torino në kërkim të kualifikimit, do të jetë vështirë, por nuk dorëzohemi. Kurse, sa i përket Barcelonës, nuk kemi frikë, jemi takuar me ta në fazën e grupeve e tani do të ndeshemi sërish”, deklaroi Ibrahimoviç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›