Van Persie, nuk është sulmues tipik

Legjenda e Holandës, Wim van Hanegem ka shprehur mendimin e tij se ylli i Arsenalit, Robin van Persie, nuk është sulmues tipik dhe do të preferonte Klaas-Jan Huntelaarin në vend të tij në qendër të sulmit të Tulipanëve në Euro 2012.
“Van Persie është një prej yjeve të Premierligës, ai shënon shumë gola dhe Arsenali varet prej tij. Por, nuk mendoj se është sulmues i vërtetë”, tha Van Hanegem për Algemeen Dagblad.
“Me Holandën, Robin e ka më të vështirë të marrë topin andaj do të preferoja që ai të luante më prapa kurse para tij të jetë Huntelaar”, përfundoi ai.