“Dashuria” ruse për Obamën

Moderatorja e një emisioni lajmesh në Rusi është zënë “mat” nga kamera, teksa lexonte lajmin e vizitës së presidentit amerikan në Havai.
Tatiana Limanova, e cila kujtonte se nuk ishte e inkuadruar nga kamera gjatë leximit të lajmit, e bindur se teleshikuesit shikonin në atë moment pamjet e vizitës së Obamës, ka ngritur gishtin e mesit, pikërisht në momentin kur po shqiptonte emrin e njeriut më të pushtetshëm të botës.
Lajmi i referohej takimeve të Obamës disa ditë më parë në Honolulu, ku ai mori pjesë në Forumin për Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor.