Dardan Rexhepi, Zlatani i ri

Deri dje, sulmuesi kosovar Agon Mehmeti konsiderohej si Zlatan Ibrahimovic i ri, por kolumnisti suedez Kaveh Kohshahi në këtë ‘thes’ e ka futur edhe sulmuesin tjetër kosovar Dardan Rexhepi, të cilin e krahason me sulmuesin e njohur suedez me prejardhje boshnjake.
Sipas tij, 18 vjeçari është një super-talent i Malmos që po vjen. “Nuk kam dyshim në intelektin e Dardanit. Ai është Zlatani i ri, është mjaft inteligjent. E admiroj Dardanin. Edhe pse është një lojtar i ri, bën lojë të pjekur dhe posedon maturi, përkundër fakti se nuk është ekspert”, theksoi Kohshahi për ueb faqen eurosport.se.
Sulmuesi i ri prishtinas debutoi me Malmon në vitin 2010, pikërisht në vitin kur ky klub u shpall kampion i Suedisë. Ai e festoi debutimin në mënyrën më të mirë, bashkë me kosovarin tjetër Agon Mehmeti. Rexhepi nuk pati shumë paraqitje në kampionatin suedez, por atëherë kur iu dha rasti, e shfaqi qartë talentin që e posedon.