E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Bale është gjysma e Tottenhamit

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, nuk ka dyshime se klubet më të mëdha evropiane janë duke synuar yllin e Tottenhamit, Gareth Bale.

Mancini ka inkurajuar Juventusin të transferojë anësorin uellsian, pavarësisht se çmimi i tij mund të jetë tepër i lartë.

“Vitin e kaluar Bale dëshmoi vlerat, por karriera e tij vetëm sa ka filluar. Tani duhet të keni shumë para (për të nënshkruar me të). Ai është një lojtar shumë i shtrenjtë. Sigurisht, Juve me Bale do të fitonte shumë”.

“Për më tepër, ajo që është e sigurt është se nëse Tottenham vendos ta shesë, Bale do të jetë një cak i fuqishëm gjatë verës. Mbase ai (Bale) është i vetmi lojtar i cili nuk është sulmues dhe i cili mund ta bëjë dallimin. Pa të, Tottenham humbet 50% të potencialit të vet”, ka thënë Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›