Dardha josh turistët e parë
KORCE-Rajoni i Korcës njihet për potencialet e tij turistike, por Dardha mbetet ndër më të preferuarat dhe me joshëset për pushuesit, për vetë bukuritë dhe prehjen që ofron natyra.
Tashmë ardhja e vizitorëve në Korcë nuk ka dhe aq kuptim nëse nuk viziton këtë pike turistike.
Të panumërta janë burimet me ujë të akullt që konsiderohen si kurative, shtëpitë që janë ndërtuar më gurë karakteristikë të zonës, cka i shton bukuritë natyrës tërheqëse. Vlen të përmendet dhe gatimi i byrekut me petë, ose ndryshe i njohur me emrin Lakrori, që është dhe një ndër specialitetet karakteristike që ofron Dardha.
Turistët e parë, disa prej tyre dhe të huaj shprehen se janë duke shijuar bukuritë, klimën malore dhe gatimet tradicionale të saj.
Zona e Dardhës është një prej zonave më të vështira në stinën e dimrit për shkak të reshjeve të dendura të borës, por gjithashtu magjepëse sa edhe në verë. Njihet gjithashtu dhe si zonat ku ku mikëpritja njihet sapo shkel pragun e një porte.
Bukuritë e Dardhës vizitohen cdo vit nga mijëra vizitorë. Dikush e do Dardhën sidomos në dimër, të apasionuarit e skive dhe dëbores, që akoma nuk është shkrirë në malin Gramoz.
Me hotelin e ri për turistet, dardharët thonë se janë rreth 40 shtëpi të reja apo të rindërtuara që synojnë turizmin familjar.
Dardha ndodhet 20 km në jug-lindje të Korçës, në një lartësi prej 1334 metrash mbi nivelin e detit.
Prej kohësh fshati i Dardhës ben pjese në listën e gjatë të destinacioneve turistike të Shqipërise.
Emri Dardhë (nga fruti dardhë) vjen nga nje legjendë, sipas të cilës thuhet se të ikurit qëndronin në një fushë rreth një peme dardhe dhe e quanin si fusha poshtë dardhës.
(d.b/TvNews24/BalkanWeb)