E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Bushati: Qeveria mbyt biznesin

TIRANE-Partia Socialiste deklaroi sot, se "qeveria nuk ka kryer asnjë nga reformat ekonomike dhe nuk po respekton detyrimet ligjore me biznesin në vend".
Në një deklaratë për shtyp, Sekretari i Këshillit Ekonomik në PS, Ervin Bushati tha se "Qeveria nuk po i paguan dot detyrimet që i ka sipërmarrjes vendase".
Sipas tij, rendja e qeverisë pas taktikave miope populiste, ka lënë vendin tonë pa vizionin e një strategjie definitive zhvillimi ekonomik. “Ekonomia sot është e mbyllur brenda zinxhirit të një ‘rrethi vicioz’ që ka farkëtuar pushteti që qeveris Shqipërinë. Shteti sot e ka mbyllur kapitalin ekonomik të Shqipërisë në një rreth vicioz, ndërkohë që mban peng biznesin, sipërmarrjen dhe kapitalin vital shqiptar brenda vendit”.

PS vlerëson se Politikat Ekonomike të tranzicionit nuk e kanë arritur objektivin historik për ta integruar vendin në kontekstin europian dhe atë ndërkombëtar. “Ekonomia jonë ka një karakter pasiv, në pritje dhe në reagim mbrojtës të faktorëve dhe situatës së jashtme. Sektori privat nuk është në gjendje të prodhojë apo të eksportojë në mënyrë të përshtatshme në tregje”.

Bushati u ndal më pas dhe në familjen shqiptare duke vlerësuar se kKriza tashmë e ka prekur ekonominë falmiljare. “Cdo qytetar dëshmon sot rënie të fuqisë blerëse, nëpërmjet uljes buxhetit real në shtëpitë shqiptare dhe ngritje të cmimeve në mallrat e konsumit e në shërbime bazë ndaj familjeve”, u shpreh Bushati duke shtuar se “sot shqiptarët kanë të ardhura ekonomike sa ¼ e mesatares europiane, duke mbetur përsëri vendi më i varfër në Europë”.

Në mbyllje, Sekretari i Këshillit Ekonomik në PS vlerësoi se të gjtiha këto burojnë pasi, qeveria nuk ka kryer asnjë nga detyrat që i takojnë në ekonomi.

Një ditë më parë Partia Socialiste krijoi bordin ekonomik pasi vlerëson se qeveria mashtron me shifrat e institutti te statistikave dhe nuk u paraqet shqiptarëve realitetin ekonomik.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›