E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e donatoreve, priten 1 miliard e 400 milione euro

Kosova do te kerkoje rreth nje miliard e 400 milione euro ndihme buxhetore ne Konferencen e Donatoreve, qe pritet te mbahet me 11 korrik, ne Bruksel. Sipas ministrit te Ekonomise dhe Financave te Kosoves, Ahmet Shala, ndihma buxhetore do te ishte me e favorshme per vendin, pasi keshtu qeveria do t'i caktonte vete projektet me perparesi. Ne prag te Konferences, ai thekson se qeveria e Kosoves eshte e mirepergatitur dhe se shuma e parashikuar nga projektet qe do te paraqiten, arrin ne disa miliarde euro. Ne Konferencen e Donatoreve qe kryesohet nga Komisioni Evropian, jane te ftuara shtetet e BE-se, Banka Boterore, Banka Evropiane per Investime, Banka Evropiane per Zhvillim, Banka Islamike per Zhvillim, Japonia, Kanadaja, Turqia dhe disa shtete te Konferences islamike. Pak dite me pare, Shtetet e Bashkuara te Amerikes paralajmeruan se te pakten 400 milione dollare eshte vlera qe do t’i akordohet rimekembjes se Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›