Fluturimet, qeveria jep lejet e para ne vend te UNMIK
Qeveria e Republikes se Kosoves dha dje lejet e para per operim te kompanive ajrorre ne hapesiren ajrore te vendit. Ministri i Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, e vleresoi kete “nje ngjarje teper te rendesishme, qe ka te beje drejtperdrejt me atributet e sovranitetit shteteror te Republikes se Kosoves”. “Tani e tutje qeveria jone, perkatesisht Ministria e Transportit, do te jete pergjegjese per dhenien e licencave per te gjitha keto kompani,qe deshirojne te fluturojne ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtines”, tha ministri Limaj, i cili nenshkroi kater lejet e para. Ai paralajmeroi edhe themelimin e agjencise se aviacionit civil te Kosoves. Licencat kosovare i moren dje kompanite “Hamburg International” nga Gjermania, “Norvegian Air Chatel” nga Norvegjia, “Jet Time” nga Danimarka dhe “Aurora Airlines” nga Sllovenia. Deri para shpalljes se pavaresise dhe hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves, perkatesisht hyrjes ne fuqi te Ligjit per Aviacionin Civil, kjo ka qene kompetence e rezervuar e shefit te UNMIK-ut.