Kermabon: EULEX nen ombrellen e Bashkimit Evropian
PRISHTINE - Misioni i EULEX-it mirepret vendimin e Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara per rikonfigurimin e UNMIK-ut, por mandati i ketij misioni do te jete nen ombrellen e Bashkimit Evropian dhe jo nen OKB-ne. Kete e deklaroi dje ne Prishtine shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon. Ne kuader te pergatitjeve per shtrirjen e misionit policor e gjyqesor ne Kosove, shefi i EULEX-it po qendron ne Prishtine, ku eshte pritur edhe nga udheheqesit me te larte shteterore.
Kermabon u angazhua se misioni i Bashkimit Evropian qe merr pergjegjesite e veta ne fushen e policise, gjyqesise dhe doganave, do te kete shtrirje ne gjithe territorin e Kosoves. Ai tha se do te bashkepunoje me UNMIK-un per fillimin dhe perfundimin e planit te rikonfigurimit te administrates se Kombeve te Bashkuara, qe nenkupton marrjen e pergjegjesive nga kjo administrate.
Por, sic tha Kermabon, misioni i EULEX-it do te jete krejt ndryshe nga UNMIK-u dhe ka te beje me shume me asistimin qe do t’u beje institucioneve vendore. Po ashtu, EULEX-i, sipas Kermabonit, do te raportoje per punen e vet para Bashkimit Evropian dhe jo para OKB-se. “EULEX-i eshte nen udheheqjen e qarte evropiane dhe do te raportoje tek mekanizmat specifike ne Bruksel, qe merren me kriza civile, ne perberje prej 27 vendeve anetare dhe para z. Solana”, u shpreh Kermabon.
Lidhur me sfidat qe paraqet per shtrirjen e EULEX-it ne pjesen veriore te Kosoves pas kundershtimeve te serbeve, te cilet e kane edhe mbeshtetjen e Beogradit dhe Moskes, Kermabon tha se atje mund te kete disa veshtiresi dhe se shtrirja mund te marre me shume kohe, por, sipas tij, EULEX-i do te kete shtrirje edhe ne kete pjese te Kosoves. Kermabon nuk ka dashur te komentoje asgje ne lidhje me kerkesat qe ai mund t’ia parashtroje Qeverise se re ne Beograd ne lidhje me shtrirjen e misionit te tij ne veri te Kosoves, duke ia lene kete ceshtje me shume ne pergjegjesi shefit te Politikes se Jashtme te BE-se, Javier Solana.
Pas takimeve qe pati me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryetarin e Partlamentit, Jakup Krasniqi, Kermabon lajmeroi se te marten do te bisedoje dhe me ministrat me te cilet misioni i BE-se do te kete me shume pune te perbashket. “E gjitha kjo, per te bere aranzhimet e duhura, ne menyre qe te vije deri te koordinimi i hapave qe EULEX-i, ne bashkepunim me vendoret, parasheh t’i nise ne misionin e vet ne Kosove, i cili bazuar ne planin e rikonfigurimit te UNMIK-ut, do te duhej te startonte ne fund te tetorit”, pohoi shefi i misionit evropian.
Nderkaq, Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, tha se pret qe institucionet e Kosoves dhe EULEX-i te kene nje bashkepunim te ngushte, si ne ceshtjet qe kane te bejne me zbatimin e planit te Ahtisarit, ashtu edhe ne permiresimin e gjendjes ne gjyqesorin e Kosoves dhe fushen e sundimit te rendit dhe te ligjit ne pergjithesi. Kurse, ne lidhje me sfidat qe po paraqet kundershtimi i serbeve dhe i Beogradit per shtrirjen e misionit te Bashkimit Evropian neper pjeset e banuara me serbe, Sejdiu tha se Beogradi duhet te jape deshmi se me te vertete po nderton nje qeveri pro-evropiane.