E Diel, 1 Nëntor 2026

Darëzezë, zjarri djeg 5 ha pisha

 

FIER- Një zjarr ka përfshirë një pjesë të pyllit të Darëzezës në rrethin e Fierit . Zjarri është parë nga banorët ekëtij fshati, të cilët kanë njoftuar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre zjarrfikëse nga Fieri, të cilat kanë filluar me shpejtësi punën për fikjen e zjarrit. Flakët e ndihmuara edhe nga era kanë krijuar vatra të tjera zjarri që e bënin më të vështirëfikjen e tyre. Afër vatrës së zjarrit ndodheshin edhe varrezat e fshatit të Darëzezës,por flakët nuk i dogjën ato. Tre mjetet zjarrfikëse, të drejtuara nga shefi i tyre, Xhevat Mernica kanë përqendruar të gjitha forcat për të mos lejuar që zjarri të depërtonte në thellësi të pyllit. Në ndihmë të zjarrfikësve ka qenë edhe natyra me reshjet e shiut. Vetëm mbas tre orësh, zjarri është vënë në kontroll të punonjësve zjarrfikës. Mësohet se janë djegur rreth 5 ha tokë me pisha dhe shkurre, ndërsa dëme të tjera ekonomikenuk ka patur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›