E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një shembull kurajoje dhe guximi për ti shërbyer drejtësisë

E dashur znj.Brunilda Trebicka. Mësuam të tronditur lajmin për humbjen e papritur të bashkëshortit tuaj, z. Kosta Trebicka.

Pranoni në emër të familjeve tona dhe të të gjithë atyre që vuajtën direkt pasojat e tragjedisë së Gërdecit, ngushëllimet më të sinqerta, që vijnë nga ndjenja e përbashkët e së njëjtës dhimbje.

Jemi pranë Jush në këtë ditë fatkeqësie dhe Ju shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj guximit që bashkëshorti Juaj pati për t’i shërbyer drejtësisë, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë per zerin e së vërtetës.

Shprehim keqardhjen tonë për humbjen e një njeriu të tillë i cili pati kurajën për të folur, por që fatkeqësisht nuk kumboi në veshët e atyre që nëse do ta kishin dëgjuar mund të kishin parandaluar gjithçka.

Jetë të gjatë Juve, fëmijëve dhe të afërmve Tuaj! Nga familjarët e 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›