E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosta më kishte thënë shpesh që ndihej i kërcënuar

Sot mora një lajm shumë të hidhur: trupi i mikut tim Kosta Trebicka, u gjend në një anë rruge malore në Shqipëri dhe vdekja e tij është raportuar si “aksidentale”.

Kosta ishte personi që ekspozoi aferën ilegale të armëve mes qeverisë shqiptare dhe dy kompanive të dyshimta njohur si AEY dhe Edvin.

Një kurajo e shkëlqyer. Ai më kishte folur shpesh rreth rreziqeve për jetën e tij, por megjithëse kishte marrë paralajmërime, më thoshte se nuk do të tërhiqej e as intimodohej prej atyre që ishin përgjegjës për krime. Shqiptarët dhe Amerikanët i kanë atij një borxh të madh mirënjohjeje.

Do ta mbaj mend Kostën si një njeri të zotin, dhe si një familjar të dashur. Simpatia ime më e thellë shkon në adresë të familjes së tij. Kosta ishte një hero dhe ai nuk do të harrohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›