E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në raste si i z.Trebicka, ripërsëritet dinamika e aksidentit

Zoti Trebicka vërtet mund të ketë vdekur në aksident automobilistik, por këtu, sipas gjykimit tim, pyetja thelbësore është: Aksidenti ka qene natyral apo i provokuar?

Sepse vetem te shohesh fotot del qe ka dyshime. Dhe nje nga faktet qe te ben te dyshosh eshte vendodhja e trupit dhe e armes se gjahut. Është rast tipik vendodhja e trupit dhe e armes si për një aksident te sajuar. Pse? Diçka bie ne sy menjeherë: arma gjendet dy metra larg trupit dhe paralel me trupin.

Nese trupi do te ishte brenda në makinë pas aksidentit dhe arma do ishte pranë tij, kjo do të ishte normale. Por trupi është jashtë makine dhe arma shumë pranë trupit. Kjo më duket jo logjike. Arma ka nje peshe shume here me te lehte se trupi. Si e tillë, gjatë batimit, ajo do te duhej të gjendej larg tij dhe jo afer.

Makina ndodhet larg trupit dhe personi në të ka vdekur. Kjo do të thotë se trupi ka dalë nga makina me nje force të madhe. Gjithashtu dhe arma. Në këto kushte, (që sipas ekspertizës kanë shkaktuar vdekjen) duke patur pesha te ndryshme, trupi dhe arma nuk do te gjendeshin afer njeri-tjetrit. Të paktën këtë thonë ligjet baze te fizikes.

Sipas mendimit tim ky ka qene nje aksident i provokuar nga nje makine tjeter dhe vendosja e trupit dhe armes ne ate vend ka qene e sajuar dhe jo natyrale. Zoterinj hetues beni prova te sajuara per te pare dinamiken e aksidentit siç kemi bere ne ne akademi ku merren modele te peraferta, (makine e njejte me te aksidentuarin, nje arme e njejte dhe ne te njejtin ambient) behen prova per te pare me nje trup plastik me peshe te njejte te te aksidentuarit, dhe shikohet si ka ndodhur aksidenti.

Kjo provë duhet bërë disa here per te pare ku do te perfundoje trupi dhe arma. Kjo eshte nje rutine të cilën çdo ekspertize policie me hetuesit e bejne kur nuk eshte i qarte nje aksident i ndodhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›