E fton për kafe, tenton ta përdhunojë
GJIROKASTËR- E fton për kafe, por tenton ta përdhunojë. Kështu i ka ndodhur një 18-vjeçareje nga qyteti i Tepelenës, e cila ka denoncuar ngjarjen në polici. Burime zyrtare të Policisë bëjnë të ditur se vajza nga Tepelena është ftuar për të pirë një kafe nga 21-vjeçari Kleiton Veizi, lindur në fshatin Zenelaj dhe banues në lagjen Grihot Gjirokastër. Pasi kanë pirë kafen në njërin prej lokaleve të fshatit Dervician, Veizi e ka tërhequr 18-vjeçaren drejt lumit, përtej rrugës nacionale Gjirokastër- Kakavijë dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Pas denoncimit të bërë nga 18-vjeçarja në policinë e Gjirokastrës për këtë rast, nga ana e Specialistëve të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit është bërë ndalimi dhe më tej edhe arrestimi i shtetasit Kleiton Veizi për veprën penale “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura , mbetur në tentativë”.