E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e re greke, Samaras vazhdon sot takimet me partnerët

Sot pritet të mbyllet dhe të shpallet marrëveshja për krijimin e një qeverie nga ND, PASOK dhe DIMAR, në takimin që do të mbahet, mes tre liderëve politikë. 

Në orën 12:00 në mesditë, kryetari i ND, Antonis Antonis Samaras do të takohet me kryetarin e PASOK-ut, të Evangelos Venizelos, dhe në ora 13:00 me kreun DIMAR, Fotis Kouvelis. 

Qëllimi është të krijohet një qeveri e shpëtimit kombëtar afatgjatë, e vogël me 15 ministra e 20 zëvendësministra dhe e bazuar mbi dy shtylla: mbajtjen e vendit në euro dhe rinegociim të memorandumit. Nga të tre liderët politikë ekziston vullneti politik, që të përparojnë procedurat për betimin e qeverisë, i cili mund të bëhet edhe sot.

Deri tani është bërë e qartë se partnerët e Samaras, Venizelos dhe Kuvelis, nuk do të marrin pjesë në qeveri, ndërsa pyetja e vetme që mbetet ende pa përgjigje, është ajo në lidhje me personat që do të përbëjnë kabinetin e ri.

Venizelos deklaroi dje se “PASOK do të ketë një rol aktiv në qeverinë e re, por jo me drejtues të lartë e ish ministra”. Tre figura të njohura në parti, Andreas Loverdhos, Mihalis Hrisohoidhis dhe Petros Efthimiu këmbëngulin që PASOK të përfaqësohet në qeveri, me nivel të lartë politik, por paradite mblidhet grupi parlamentar i partisë, që do të specifikojë mënyrën e pjesmarrjes së PASOK-ut në skemën e qeverisë së re.

Komiteti Drejtues i DIMAR miratoi propozimin e kryetarit Fotis Kouvelis, “për votë besimi në një qeveri koalicioni, por pa pjesëmarrjen e kuadrove të partisë dhe të kryetarit”.
(Në përditësim)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›