Korcë, vrasin 44-vjecarin me thikë, arrestohen babë e bir
KORCË-Një 44-vjecar është vrarë me armë të ftohtë mbrëmjen e së martës në qytetin e Korcës, ndërsa policia ka arrestuar 2 persona të dyshuar si autorë të krimit.
TVNews24 mëson se gjatë orëve të natës është vrarë me thikë në banesën e tij, në lagjen nr 10, shtetasi Mondi Telhai, 44 vjec.
Blutë e Korcës ka vënë në pranga, shtetasit Francesko e Nektario Cuka, perkatesisht 50 e 27 vjec, babë e bir si autorët kryesorë të dyshuar të ngjarjes.
Pas gjetjes së trupit të pajetë sot herët në mëngjes, policia ndërtoi skemën e ngjarjes. Nga hetimet paraprake dyshohet se 44-vjecari është vrarë për motive të dobëta. Besohet se 44-vjecari pasditen e së martës ka qenë në një lokal në pronësi të familjes Cuka ku është grindur me pronarin. Sherri ka degjeneruar me përplasje fizike, shkatërrim prone me thyerje karrigesh e tavolinash. Sipas policisë pas grindjes, në mbrëmje babë e bir, i janë drejtuar banesës së Telhait dhe e kanë sulmuar me thikë për vdekje.
(d.b/BalkanWeb)