E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darka e gabuar mirëpritet në skenën teatrore

Romani i Ismail Kadaresë Darka e gabuar erdhi i dramatizuar në Teatrin Kombëtar nga regjisori Fatos Haxhiraj. Premiera ngjiti në skenë një kastë të përzgjedhur aktorësh si Ndriçim Xhepa, Bujar Asqeriu, Artan Imami, Ahmet Pasha, Naun Shundi, Anastas Kristofori, Mehdi Malka,

Guri Koço, Marjana Kondi, Erjona Kakeli, Pirro Malaveci, Andon Qezari, Merkur Bozgo, Sokol Angjeli, Bajram Dosti, Gjergji Mena, Dritan Boriçi, Marsiaz Lila dhe Anil Frashëri. Nga Teatri Kombëtar bëhet e ditur s kjo vepër është mirëpritur nga publiku, i cili ashtu si dhe ditët e premierës, por dhe gjatë këtyre ditëve që ajo vijon të shfaqet në skenën teatrore nuk ka munguar në sallën e teatrit. Skenografia vjen si realizim nga Taulant Pustina, kompozitor Ardit Gjebrea dhe kostumografia nga Durim Neziri. Regjisori Haxhiraj është shprehur kur u prezantua projekti në TK se këtë vepër e kishte përzgjedhur për idetë që ka dhe për faktin se kur e kishte lexuar për herë të parë, kishte parë shumë personazhe që mund të viheshin në skenë. Më pëlqen ndërthurja që romani ka mes komikes, tragjikes, ironisë. Kadare është me të vërtetë shekspirian, ka pohuar regjisori në prezantim të veprës. Pas Xhaxha Vanjes, aktori Xhepa rikthehet për publikun shqiptar me Darkën e gabuar, një roman mjaft të pëlqyer nga ai vetë, ndërsa vlerëson edhe regjisorin Fatos Haxhiraj. Vepra hyn në veprat me cilësore të Kadaresë. Dramatizimi i këtij romani përbën të veçantën dhe vlerën e parë të kësaj premiere. Pastaj shoqërohet me dramatizimin që është kryer nga vetë regjisori Fatos Haxhiraj, që rikthehet në teatër pas 20 vitesh, thotë aktori Xhepa. Aktori i njohur Artan Imami interpreton hetuesin, një rol që e riktheu në skenë pas 10 vitesh. Kjo vepër si dhe ftesa e Fatos Haxhirajt kanë bërë që edhe një aktor si Artan Imami prej shumë vitesh larg skenës së teatrit ti afrohet asaj pikërisht si një prej protagonistëve të këtij projekti ambicioz. Vendosa të kthehesha, se është një fat i madh për mua të luaj një vepër të Ismail Kadaresë, aq më tepër që është një kënaqësi e pafund që do punoj me Fatos Haxhirajn, por kjo vepër nderon edhe Teatrin Kombëtar. Unë këtu interpretoj rolin e hetuesit, për mua është nj fat por dhe një përgjegjësi e madhe. Unë e vlerësoj regjisorin Haxhiraj dhe më vjen mirë që TK vendos vepra të tilla në skenë, ka pohuar aktori Imami. Pas konkursit për përzgjedhjen e pjesëve, me qëllim Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe, romani i Ismail Kadaresë, i kthyer në dramë nga Fatos Haxhiraj, është shpallur fitues.

Last Updated on E Premte, 21 Maj 2010 19:43

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›