E Diel, 1 Nëntor 2026

Arta Dobroshi, me dy filma të rinj në Londër

Ndërsa këto ditë vazhdon Festivali i Filmit në Kanë, dy vite më parë në po këtë festival bëri bujë nominimi i aktores së re nga Kosova, Arta Dobroshi në kategorinë e Palmës se Artë për rolin më të mirë të femrës për filmin Heshtja e Lornës. Nga ana tjetër aktorja Arta Dobroshi

këto ditë ndodhet në Londër, ku sapo ka përfunduar punën në dy filma, një të metrazhit të shkurtër dhe një të metrazhit të gjatë ku luan së bashku me yjet e filmit Ëilliam Hurt dhe Isabella Roselini në regjinë e Julia Gavrasit. Aktorja e cila luan në filmin Heshtja e Lornës me skenar dhe regji të Jean Pierre e Luc Dardenne, film i cili është nderuar në Festivalin e Kanës me çmimin për Skenarin më të mirë, ishte një tjetër sukses i aktores nga Kosova. Filmi, një prodhim belg, francez dhe italian, tregon për Lornën, një vajzë shqiptare e cila për tu bërë pronare e një dyqani në Belgjikë, vendos të martohet për letra me Klaudin, një martesë e rregulluar prej mafiozit Fabio, i cili si kusht kërkon që pas marrjes së nënshtetësisë, Lorna të martohet me një mafioz rus. Personazhi i Lornës interpretohet në film nga shqiptarja Arta Dobroshi, e cila është pritur dhe vlerësuar shumë mirë në këtë festival, si dhe ka qenë pretendente për çmimin e aktores më të mirë. Përveç Artës në Heshtjen e Lornës ka interpretuar dhe shqiptari Alban Ukaj.

Last Updated on E Premte, 21 Maj 2010 19:45

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›