E Diel, 1 Nëntor 2026

Dash Peza dhe të tjerët, xhelozë për Andis Harasanin

14-03-2012 / Gazeta 55

Klani i ngushtë i Edi Ramës, i ashtuquajturi “klani i Pezës”, është shfaqur i tronditur pse pse po mbështetet Andis Harasani. Pasi Edi Rama dha urdhër për përjashtimin e tij nga partia, tashmë ai po shfaqet si “shoku i udhëtimit” për SHBA, duke zgjuar xhelozi të fortë tek “shokët e vjetër” të udhëtimeve të Edvinit

Udhëtimi i Edi Ramës drejt SHBA-ve ka kulmuar me zemërimin e madh nga radhët e “të vetëve”, përfaqësues i të cilëve është Dash Peza. Zemërimi që klani i ngushtë i Edi Ramës, i ashtuquajturi “klani i Pezës”, e ka zanafillën e tronditjes te mbështetja prej tij (Edi Ramës) e Andis Harasanit. Të ndjerë jo vetëm të zhgënjyer, pse deri pak kohë më parë u ishte dhënë urdhri për përjashtimin e tij (Andis Harasanit) nga partia, por për më tepër pse vetë i ashtuquajturi “klani i Pezës” më në fund ka kuptuar se ka kaluar në periferi të “preferencave” të kryetarit të PS-së. Kulmi i xhelozisë së tyre ka shpërthyer, kur kanë mësuar se Andis Harasani e ka blerë “shtrenjtë”, deri edhe financiarisht, udhëtimin e tij në krah të Edi Ramës, drejt SHBA-ve.
“Klani i Pezës”, i cili vetë e futi si “standard” blerjen deri edhe financiarisht të “preferencës” së Edi Ramës ndaj tyre, tashmë duhet të paguajë edhe një tjetër kosto, atë të “rotacionit”, i cili përkohësisht i klasifikon ata “larg zemrës” së Edi Ramës, për t’u zëvendësuar përkohësisht nga të tjerë që gjenden “më afër zemrës” së Edi Ramës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›