E Shtunë, 31 Tetor 2026

“S’do të shpërblehen personat që vërtetohen se kanë qenë bashkëpunëtorë me pushtuesit”

14-03-2012 / Gazeta 55

Këshillimi i Ministrave miraton vendimin për shpërndarjen e këstit të dytë të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist
 
Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin “Për disa ndryshime në Vendimin 419, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist”.
Ky vendim synon përmbushjen me seriozitet,  në kohë dhe me cilësi, të detyrimit që qeveria shqiptare ka ndërmarr për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve të regjimit komunist, si dhe  përcakton afatin e shpërndarjes së këstit të dytë të fondeve të dëmshpërblimit, i cili fillon më 26 mars 2012.
Në kuadër të skemës së miratuar, afati i shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit, është llogaritur që për këstin e dytë të fillojë pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish të përndjekurit politikë.
Ky proces është tashmë drejt finalizimit dhe pritet shpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimit për kategoritë e të dënuarve me burgim, si dhe për familjarët e viktimave të ekzekutuara, me vendim gjyqësor apo urdhër tjetër
Duke folur për këtë vendim, Kryeministri Berisha qartësoi se nuk do të shpërblehen ata persona që vërtetohen që kanë qene bashkëpunëtorë me pushtuesit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›