E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetarët interesohen për projektin më të mirë

14-03-2012 / Gazeta 55

Zgjatimi i Bulevardit

Ekspozita e projekteve për bulevardin dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës është vizituar nga qytetarë të shumtë, të cilët po plotësojnë formularin, ku japin vlerësimin për projektin më të mirë.
Mbi 1300 vizitorë kanë parë nga afër maketet e ekspozuara në Muzeun Kombëtar dhe rreth 700 prej tyre kanë plotësuar formularin që u mundëson dhënien e mendimeve, sugjerimeve apo paqartësitë që kanë për dy projektet në garë.
Për herë të parë kjo ekspozite ka ndërgjegjësuar qytetarët për rëndësinë që ka pjesëmarrja e tyre në vendimmarrjen e qytetit ku jetojnë.
Ndonëse me orare të reduktuara, ekspozita ka ndërgjegjësuar qytetarët që të jenë pjesë e vendimeve të rëndësishme për qytetin ku jetojnë çdo ditë.
Maketet do të qëndrojnë të ekspozuara deri në datën 20 të këtij muaji duke i dhënë mundësi të gjithë banorëve të kryeqytetit të shprehin mendimin e tyre për projektin që meriton të përzgjidhet për Tiranën e shekullit të XXI. "GrimshaW" dhe "DAR", pjesëmarrëse në konkursin për masterplanin e zgjatimit të Bulevardit "Zogu I" në kryeqytet nga "Stacioni i Trenit" deri te lumi i Tiranës, kanë marrë nga juria vlerësime të barabarta për masterplanet e paraqitura.  Dilema për masterplain fitues, pritet të zgjidhet në ditët në vijim.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›