Dashamir Shehi Perse jemi gjithnje me vonese

Dikur ishte ne krye te shtetit. Tani eshte kryetari i nje partie te vogel qe pret me durim zgjedhjet bashkiake. Duket sheshit se ka vendosur te jete nje nga rivalet ne betejen e ashper per kreun e bashkise se kryeqytetit por nuk i duket e udhes te flase kaq shume para kohe. Dashamir Shehi figure e njohur e politikes flet per historine e tij politike per ate qe ai enderron nga demokracia per vonesat tona te pafalshme si edhe per dy te medhenjte e politikes se sotme.
Si ndodhi qe u moret me politike. Ishte thjesht nje shtyse e ngjarjeve te kohes nje vokacion familjar apohellip
Ishte vokacion familjar. Im ate ka bere kater vjet burg fashist. Me 1939 ai studionte ende per kimi ne Torino. Pas pushtimit te Shqiperise ai beri pjese ne grupin e studenteve qe kishin ndermend ti benin atentat Musolinit. Ishin tete studente nacionaliste. E hodhen madje me short se cili do te ishte atentatori. Sikurse mund te mendohet sot lehtesisht kjo tentative qofte per menyren se si u organizua qofte edhe sepse mbase u tradhtua nuk pati rezultat. Studentet u arrestuan nje e nga nje dhe burgimin e pare e kane kaluar ne Tirane. Deri me 1941 kane qene ne Burgun e Tiranes. Me pas u internuan ne Ventotene. Ky ishte brezi i pare i te denuarve antifashiste te Ventotenes. Me kapitullimin e fashizmit im ate u kthye ne Torino ku dha di prvime dhe me pas ne Shqiperi. Tashme antifashistet ishin te ndare ne dy kampe ne nacionaliste dhe ne komuniste. Im ate mori pjese edhe ne Konferencen e Mukjes ku ishte njeri nga dy perfaqesuesit e rinise se Ballit. Ai ka qene aktiv edhe ne batalionin e rinise balliste qe mbante emrin e Canos. Ky batalion per disa kohe u vendos ne Kosove. Im ate ishte si kryeintendent i ketij batalioni. Ne Kosove paten perplasjet e para me partizanet serbe ku mbeten te vrare dy vete. Me pas erdhen ne Shqiperi ku paten edhe nje perleshje tjeter me partizanet e Shqiperise ne Fushe-Preze. Pas kesaj u kthyen neper shtepia. Sigurisht qe u denuan te gjithe mes te cileve im ate xhaxhai im i vogel dhe halla e cila bashke me Musine Kokalarin kishin ngritur Partine Socialdemokrate.
U burgosen menjehere pas luftes
U denuan por ndenjen ne ilegalitet deri me 1948-n vit ne te cilin pas denimit te Koci Xoxes nga Enver Hoxha u shpall nje amnisti. Ne kete vit keta u rikthyen ne shtepite e tyre por sigurisht qe shiheshin si armiq lsquopa triska Fronti qe asokohe konsiderohej si gje shume e rende gjithnje me ate idene se dicka do te ndodhte serish. Por megjithate per hir te njohjes se madhe qe kishin ne Tirane per hir te faktit qe ishin femijet e Shehut gjyshit i cili ishte pushkatuar pa gjyq qe ne ditet e para kur partizanet hyne ne Tirane ata arriten te mbijetonin disi. Gjyshi ishte shume njeri i njohur per tiranasit ai ishte drejtuesi i teqese se Nenes Mbretereshe. Zyrtarisht u tha se ishte vrare nga shembja e nje pjese te baneses gjate bombardimeve. Edhe vete komunistet nuk e permenden kete histori deri me 1988-n kur Radio Vatikani e cilesoi si klerikun e pare te pushkatuar ne Shqiperi.
Sa ndikoi te ju e gjithe kjo histori e gjithe kjo atmosfere familjare
Une jam lindur e rritur ne kete atmosfere me keto histori e biseda. Keshtu qe politika ka qene pjese e imja qe ne fillim. Nganjehere behesha nje lloj radioje e lagjes sepse rrija gjithnje ne kontakt me radiot e huaja.
Si vazhdon me pas historia juaj
Kur mbarova shkollen e mesme kam punuar nje vit ne Fierze dhe me pas nje vit tjeter ne Kacinar te Mirdites asokohe nje zone shume e thelle. Atje nuk munda te qendroj. Takova njerez qe ne fakt as vete nuk e mbanin mend se kur kishin shkuar atje i kishin harruar. Keshtu qe u ktheva ne Tirane. Ketu kam bere lloj-lloj profesionesh duke nisur nga hamall rrobaqepes punetor i thjeshte pastaj nga 1987 punetor e me pas magazinier ne Pyjoren e Tiranes dhe ne vitet e fundit shef transporti dhe shef furnizimi po ne ate ndermarrje. Pas 1990-s kur drejtoret nisen te zgjidheshin une isha edhe kandidat per drejtor. Kjo eshte historia ime e para 1990-s nje histori ndoshta e nderlikuar. Ajo qe nuk me eshte ndare asnjehere ka qene disidenca permante ndaj komunizmit. Me 11 janar te 1990-s kur u be protesta e pare e heshtur ndaj komunizmit kam qene nje nder ata njerez qe ishim gati te protestonim. Nuk eshte se arritem ndonje gje te madhe por ju them se nder ata qindra njerez qe u mblodhen dhjete ishin nga lagjja jone mes te cileve edhe une.
Te qenet kryeqytetas sa ka ndikuar ne qendrimin tuaj politik
Une them se duhen ndare mire dy gjera. Ate statusin e vecante politik intelektual ta jep me shume te qenet banor i kryeqytetit se sa te qenet tiranas i vjeter. Nganjehere keto dy gjera ngaterrohen. Une them se kam qene me fat qe kam qene ne radhe te pare banor i kryeqytetit ndonese dhe historia e familjes sime me origjine te hershme ne Tirane ka ndikuar jo pak. Ne kete kuptim kam pasur fatin te jem ne nje familje qe kishte ne pronesi vec dyqaneve te tjera edhe librarine Argus mbase me te madhen ne krejt vendin ne vitet lsquo30-lsquo40 keshtu qe libri te rrethuarit me te leximi diskutimi me librat kane ndikuar jo pak tek une por kembengul te them se me kryesorja eshte te jesh banor i kryeqytetit. Kjo ndikon shume ne jeten e gjithsecilit prej nesh.
Akoma nuk jemi ne fazen e politikes aktivehellip
Ua thashe pak me pare se une dhe shume shoke te mi mezi e kishim pritur kete dite keshtu qe nuk do te kishte kuptim po te mos ishim edhe ne pjese e ketyre zhvillimeve. Keshtu ndodhi. Ne fillim dola vullnetar per te kandiduar ne nje zone problematike per PD-ne ne Zall-Bastar ndonese mendimi i pergjithshem ishte qe ta vija kandidaturen kunder asaj te Ramiz Alise. Mendimi mbase ishte i drejte sepse une isha pikerisht nga ajo lagje porse asokohe mendova se ne vendin tim duhej te ishte nje kandidature me e pjekur me nje bekgraund me te madh se sa une qe deri asokohe kisha qene nje djale Tirane here me pune e here pa pune. Keshtu e mendova atehere. Mbase po te kisha vendosur ndryshe tani kredencialet e mia politike do te ishin ndryshe. Por nuk jam penduar aspak. Asokohe kishim edhe nje gje. Ne nuk i vinim aspak ne kandar interesat. As qe na shkonte mendja se pushteti nje dite do te lidhej kaq fort me interesa personale. Me perjashtim te atyre qe kishin qene anetare te PPSH-se. Keta ia dinin fort mire vleren pushtetit. Dhe besoj se qe ne ato kohe te para nisi te dallonte kjo diference e madhe mes nesh dhe atyre.
Si vazhdoi me pas karriera juaj ne pushtetin e porsaardhur
Po lidhja me pushtetin ne fakt erdhi gradualisht. Asokohe Bashkia dhe vete rrethi i Tiranes ishin fituar nga PD-ja. Shumica e ndermarrjeve te medha ishin te perqendruara ne kryeqytet. Kishim nje nevoje te madhe qe te kapercenim jo vetem nevojat te medha te vendit por edhe ato me jetiket e njerezve. Nevoja per administrator ndihej fuqishem. Une isha nje prej administratoreve dhe kisha nje rreth shoqeror te gjere. Keshtu nisi kjo pune. Pastaj me emeruan ne Ministrine e Punes se ciles nuk i dihej edhe fort problematika. Aty u perplasa me nje sere problemesh me papunesine me varferine me ndihmen sociale e keshtu me radhe. Ua thashe edhe me pare edhe ketu kam punuar jo vetem une por i gjithe stafi pa e pasur mendjen fare tek interesat e dites. Ne nje fare menyre kjo ishte Ministria e Halleve. Ketu mesuam te hartojme vendime dhe zanatin e te berit shtet. Isha fatlum edhe per nje ane tjeter. Ketu na lane rahat sepse nuk kishte tendere. Pastaj kjo ishte nje ministri e re dhe une kisha mundesi te perzgjidhja njerezit e duhur jo si ne dikastere te tjera ku ndikimi nga lart ishte shume me i madh. Jam krenar kur shoh qe njerezit qe kane punuar me mua jane nga me te aftet ne kete fushe. Pa dyshim qe eshte nje nga investimet me te mira ne planin njerezor qe jane bere ndonjehere per shtetin shqiptar.
1997 eshte nje kujtim i keq per shumekend. Ndokush mundohet madje te mos e kujtoje fare. Po ju Si e mbani mend
Hija e atij viti na ndjek pas dhe mbase shume prej nesh nuk arrin ta kuptoje. Te gjitha shkaterrimet fizike jane rregulluar apo do te rregullohen. Ndertesat ringrihen kjo dihet. Por ai vit na ka lene pas me shume se deme fizike. Ajo qe na la pas eshte nje lloj tumori qe duhet pastruar vazhdimisht. Me e para nga te gjitha eshte se qe nga 1997-a ka nje nivel kriminaliteti te larte. Kjo buron nga prezenca materiale e armeve ne duart e shqiptareve. Te mos harrojme se atehere u shperndane mbi 160 mije arme. E dyta qe prej asaj kohe u forcua koncepti se shteti mund te thyhet fare kollaj me ane te dhunes. Me pak fjale me ate mund te besh cte duash. Kjo periudhe ka lene pas edhe nje tjeter hije te keqe. Mbase nuk na shkon mendja por ata qe vriten sot e kesaj dite ne nje fare kuptimi vriten edhe nga 1997. Kjo sepse krimi shqiptar deri ne ate kohe ishte individual sporadik. Pas ketij viti ai u be krim i organizuar sepse sasia i dha krimit edhe cilesi. Ai u shnderrua ne profesion ai prodhoi shefat e tij te medhenj.
Eumlshte folur sterfolur shkruar e rishkruar per ate vit. Sipas jush perse ndodhi 1997 Si ndodhi qe shqiptaret te marrin armet kunder njeri-tjetrit pa e ditur edhe vete aq mire sepse
Me i pari ishte motivi material humbja e parave ne piramida. Arsyeja e dyte e madhe ishte sigurisht bekgraundi politik. Ata qe kishin pushtetin real ne ate kohe menduan me mendjelehtesi se ky vend eshte nje shtet qe mund te drejtohet kollaj. Presidenca e Berishes nuk e kuptoi se cila ishte menyra per te dale nga kriza. Pala tjeter duke qene e dhunuar politikisht dhe duke kujtuar se duke larguar Berishen mund te kthehet normaliteti sipas saj nuk kuptoi nje gje nuk kuptoi se sherret e 97-s do mbarteshin. Kjo histori nuk u sqarua kurre si duhet dhe Shqiperia po i vuan ende pasojat. Do ti vuaje deri diten qe nuk do te amputoje ate menyre te menduari dhe te vepruari. Imagjinoni se cfare impakti pati dhe vazhdon te kete ne bote ajo ngjarje.
A e keni edhe ju ndjesine se ne shqiptaret shumicen e gjerave te rendesishme i bejme me vonese
Nese do te bejme histori atehere nuk do te mjaftonte vetem nje bisede. Por une besoj se ka te pakten tre elemente perse ka ndodhur kjo. I pari eshte historik. Ky ka lidhje me procesin shtetformues me shume vonese me arsimimin e vonuarhellip Mos harroni qe universiteti yne i pare eshte hapur vetem ne 1957. Ne nje kohe kur shtete te tjera festonin 500-vjetorin e universiteteve te tyre. Pastaj procesi i urbanizimit ka nisur relativisht vone e kam fjalen ne kuptimin e qyteteve te sotme. Te gjithe keto elemente duhet ti pranojme me ndergjegje te plote pa krijuar iluzione. Ne kemi hyre ne demokraci me shumice fshatare nderkohe qe ajo eshte nje produkt urban. Ajo ka lindur per here te pare ne qytet-shtetet greke dhe jo ne fshat. Kush pretendon ta sjelle nga zonat fshatare e ka fort gabim sepse historia ka vektoret e vet. Te gjitha keto qe permenda me lart nuk mund te rikuperohen me 20 vjet. Ne histori kjo eshte pike uji ndonese per ne njerezit nje kohe e gjate. Edhe ky segment kohor eshte keqadministruar. Nuk patem fatin te drejtohemi nga nje politike e iluminuar. Te ne me vote ka fituar ruralja dhe kjo ben qe shoqeria jone te jete ende nje demokraci formale ku vertet ka fituar shumica por jo shumica e iluminuar. Ajo qe perben diferencen.
A keni degjuar ndonjehere qe Shqiperia te cilesohet si vend parademokratik
Me duket term i pershtatshem. Ne kemi pasur nje fat te madh ate qe gjeografikisht ndodhemi ne Europe. Me nje fjale matane se keqes europiane nuk mund te shkojme edhe sikur te duam. Te ishte ndryshe do ndodhte si ne ish-kolonite apo ne shtetet e reja qe dolen nga BS te cilat ne vend te nje sistemi kolonial i cili kishte ane negative por edhe ane pozitive nga mirazhi i demokracise ndertuan ato shtete te cilat disa here jane treguar edhe me keq se kolonizatoret e vjeter. Ne nje fare aspekti edhe ne e kaluam kete faze ndonese per nje periudhe te shkurter kohe. Kur trupat e huaj erdhen ne Shqiperi ne 1997 i pritem me brohoritje njesoj sikur shpetimin ta gjejme gjithnje jashte dhe jo brenda vetes.
Sipas jush cili eshte hapi me i rendesishem qe duhet te hedhe Shqiperia sa me pare
Te emancipohet te kete sensacionin e lirise tia ndieje jo vetem kerkesen por ta ndieje ate edhe si domosdoshmeri per te jetuar. djjee kerkesen dhe te ta ndieje te domosdoshme. Fatkeqesisht shoqeria jone ende nuk e quan te nevojshme lirine dhe absolutisht te domosdoshme. Ky eshte nje problem i madh. Kjo eshte nje kontradikte e brendshme shume e forte. Eumlshte si puna e zogut qe kthehet ne kafaz atje ku eshte mesuar. Liria e kohes moderne me rregullat e nje demokracie ligjore qe nje pjese te shqiptareve u duket si mohim i lirise. Nje shembull jane ndertimet pa leje. Sigurisht qe secili ka te drejte te aspiroje per nje jete me te mire per femijet e tij te ndershme te bazuar mbi djersen e ballit. Per nje qe aspiron kaq nuk ka edhe aq shume lidhje historia e kutive e zgjedhjeve apo e shkeljes se Kushtetutes madje kur vendosen rregulla ndokujt i duket sikur i eshte shkelur liria e tij e pare. Kjo eshte situata. Shume here nuk kemi guxim ta themi. Per mua eshte keshtu.
Si i cilesoni paradat festive per ato qe quhen arritje te qeverise apo edhe demonstrimet ne rruge pergjithesisht
Edhe keto kane gnososin e vet. Ka disa elemente qe i shtyjne ato perpara. Me e para eshte trashegimia politike. Klasa politike qe drejton sot Shqiperine eshte ne nje pjese te mire trashegimi e PPSH-se. Paradat festat fjalimet propaganda te gjitha keto bejne pjese ne formimin e tyre. Pa keto ata nuk e perceptojne dot pushtetin. Kjo eshte njera ane por me heret se kaq. Kemi edhe nje trashegimi kulturale psikologjike une do ta quaja lsquosistemi i butaforise i te ndenjurit ne mexhlis para rrapit i fjales qe lsquoze vend. Vetem ky ishte burri i nderuar. Te gjitha keto na kane mbetur ne psiken tone. Kjo menyre te vleresuari te gjerave mund te vleje shume mire per nje fis por ama jo per nje shtet. Ne paradat mitingjet festimet e te tjera si keto ka ndikuar edhe fakti se tashme fushatat zgjedhore apo parazgjedhore jane bere nje situate permanente. Nga kjo ka lindur ideja e politikes kryesisht e pushtetit se duhet investuar sa me teper kjo psikologji masive. Keshtu ka lindur armatosja me mediat e cila pervec etjes per liri ka edhe deshiren per te manipuluar mendjen me ane te propagandes. Pikerisht prandaj sistemi yne mediatik eshte ne disproporcion me krejt situaten ne vend. Kjo me kujton kohen e PPSH-se kur prodhoheshin 12 filma ne vit.
Ka dy mendime baze ne lidhje me gjendjen e ekonomise shqiptare. Njeri eshte mendimi qeveritar sipas te cilit ekonomia shqiptare eshte nder me te dalluarat ne rajon ne keto vitet e fundit. Mendimi i dyte eshte ai opozitar. Sipas ketij ekonomia shqiptare eshte ne krize. Ju si mendoni
Shqiperia eshte nje vend plot resurse nese ato nuk do te shperdoroheshin. Per fat te keq te ne nje pjese e tyre jane shperdoruar. Me e para nga te gjitha nuk u kemi dhene mundesi resurseve njerezore qe te ndikonin fuqishem ne ekonomine e vendit. Pastaj te ne jane konsumuar nje pjese e mire e resurseve natyrore pyjet lumenjte plazhet ambientet minierat. Ne fakt jane humbje te medha ne funksion te pasurimit te shpejte te disa kategorive bizneseve korrupsionit etj. Megjithate une nuk jam kaq pesimist. Ne kemi tentuar te bejme globalistin pa na u dashur. Ne i kemi hapur deren kapitalit te huaj pa i lene hapesira kapitalit shqiptar. Shqiperia eshte shitur per pese leke. Ne sektorin me fitimprures ne sistemet e telekomunikacionit ne kemi deri me sot tri kompani te huaja te cilat kontrollojne politiken mediat reklamat. Keto jane oligarkia financiare e Shqiperise. Kemi edhe nje komani telefonike fitimprurese. Nuk i eshte dhene asnje lloj hapesire kapitaleve shqiptare. Kapitalizmi modern popullor eshte ai i aksioneve i cili u jep te drejte te gjitheve te blejne e te sheshin aksione. Ky treg te ne nuk ekziston ndonese bursa zyrtarisht eshte hapur qe me 1996. Po keshtu ne dore te te huajve jane edhe bankat ose tregu i sherbimeve sikurse shperndarja e energjise elektrike per shembull. Shqiptareve u jane leme ne dore vetem kioskat restorantet dhe tregu i banesave. Ky i fundit sepse te huajt e pane se pa u rregulluar puna e prones nuk kishin leverdi te investonin.
Mendimi juaj per Berishen
Si cdo personazh shqiptar ka te mira e te keqijat e veta. Une do te thosha se ai ka energjine e njeriut qe duhej per te rrezuar nje sistem pastaj ai eshte njeriu ku shume vete identifikojne veten endrrat e tyre keshtu shpjegohet perse e duan shume njerez te thjeshte ose njerez qe kane jetuar nder vende te izoluara. Ai me shembullin e tij u tha atyre se cdo gje eshte e mundur. E gjithe kjo ka edhe nje ane pozitive sepse shume njerezve deri para 20 vjetesh pa te drejta u tha me pak fjale se ka diell per te gjithe. Dhe kjo sigurisht do te kete impakt edhe ne te ardhmen e Shqiperise. Por ai ka sjelle ne politike edhe nje mentalitet qe perzien provincen me ish-anetarin e PPSh-se dhe sigurisht qe kete e ka vuajtur jo vetem partia qe ai drejton por krejt politika.
Si i keni marredheniet me Berishen
I kam pasur normale sa kohe kemi bashkepunuar. Tani nuk kam ndonje marredhenie dhe as qe vuaj nga ideja per te lavderuar ndonje lider. Madje per mua eshte ofendim fjala prijes sa here qe e degjoj.
Opozita eshte ne nje faze ridimensionimi. Si e gjykoni veprimtarine e saj
Si krahu tjeter po me nje faqosje tjeter. Vazhdon te kete idene se me marrjen e pushtetit do te zgjidhen hallet brenda pak ditesh. Sa u takon kutive une do te kisha deshire qe ato te hapeshin. Ne kemi te drejten te shohim vjedhjen sepse viktimat e verteta ishim vete ne. Te pakten do ti hapja nja dhjete kuti per tu thene shqiptareve qe zgjedhjet jane vjedhur. Mua do me pelqente nje opozite ndryshe te mbeshtetur ne nje pjese te ketyre koncepteve qe permenda me siper mbi bazen e nje Shqiperie te unifikuar qe sheh perpara ekonomikisht qe eshte vendi i shqiptareve me mundesi te barabarta ku sundon ligji dhe jo individi. Por nese vazhdon politizimi ndarja e thelle atehere nuk eshte cudi te kemi nje Shqiperi edhe me te percare. Ligji i fundit zgjedhor ishte nje shkelje e demokracise. Njerezve qe e miratuan ate nuk u pelqen demokracia e cila para se gjithash eshte bindje e brendshme eshte psikologji shoqerore. Vetem atehere kur kundershtine do ta pranojme si kontribut vetem atehere do te kemi hedhur nje hap te madh perpara drejt demokracise.
Mendimi juaj per Edi Ramen
Ne nevojen e interesit per te shtuar mbeshtetesit ka sjelle ne politiken shqiptare nje grup te rinjsh. Kjo ane pozitive ka pasur edhe nje cmim politik sepse nje tren i vjeter sikurse ishte PS eshte e veshtire te drejtohet nga njerez te rinj. Ne autoritetin e vet Rama ne te mire a ne te keq ka sjelle nje ngarkese tjeter politike brenda PS-se. Pastaj per here te pare nje lider nuk eshte anetar i PPSH-se. Kjo eshte historike dhe nje ngjarje me shume peshe. Ky eshte nje shans i madh per Shqiperine. Kjo duhej te ndodhte nga e djathta. Edi Rama e beri ne te majten. Defektet e tij jane keto pranoi ligjin zgjedhor bashke me Berishen. Keshtu qe nese nuk i revizion idete e veta mund te behet po aq i rrezikshem. Por baza e nisjes eshte qytetare. Kam edhe nje shprese tjeter qe ndoshta per here te pare kemi nje intelektual qe merret me politike.
Zgjedhjet lokale po afrojne. A do jeni kandidat per Bashkine e Tiranes
Nuk e kemi vendosur akoma plotesisht por besoj se ka shume mundesi te jem kandidati i LZHK-se ne zgjedhjet e ardhshme bashkiake. Une mendoj se nje pjese e votuesve qe mendojne nje drejtim ndryshe te Tiranes ata qe nuk jane politizuar deri ne palce ata qe mendojne nje Tirane ku politika te jete sherbyese dhe jo padrone ata besoj se do te pelqejne idete tona dhe do votojne per ne. Une jam optimist.
Rrebeshi i shiut na ka kujtuar se jemi bash e ne fundin e nentorit. Shehi jashte intervistes kishte folur per mbikalime nenkalime nji Tirone plot bira ku trafiku te ishte disi me njerezor per parkime e per lagje me pronesi te zgjidhur. Porse nga kafja e qete me ate avullin qe leshojne filxhanet befas jemi ne mes te rremujes. Pak ore me pas qyteti do te paralizohet. Dy te medhenjte do te shpejtojne te akuzojne njeri-tjetrin.