E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nena e tre femijeve i jep fund jetes

Varferia Prena N. ka pire nje kokerr fostoksine pasi nuk kishte para per te blere ushqim

Nena e tre femijeve per disa dite ka dale ne kerkim qe te gjeje para per te ushqyer femijet por kur ajo nuk ia ka dale mbane ka vendosur ti jape fund jetes. Duke mos mundur te perballet me me kerkesat e femijeve te vegjel te cilet donin ushqim e duke mos dashur te shtoje listen e borxheve ne dyqan ajo i ka dhene fund jetes me qellim qe tu jape fund vuajtjeve te veta. Por vetevrasja e saj ka sjelle nje vuajtje me te madhe per femijet e vegjel qe vec veshtiresise ekonomike tashme jane edhe jetime. Historia tronditese ka ndodhur ne nje familje ne periferi te Tiranes. Dy net me pare ne Spitalin Ushtarak eshte derguar nje 31-vjecare e cila ishte helmuar. Pa ditur se kush ishte ajo dhe cfare kishte ndodhur mjeket i kane ofruar ndihmen e pare me qellim per ti shpetuar jeten. Gjendja e saj ishte shume e rende dhe pavaresisht nderhyrjes mjekesore helmi kishte depertuar ne gjak. Deri ne oret e mengjesit mjeket kane luftuar per fatin e 31-vjecares por kur ora ka shenuar 09.20 e mengjesit ajo ka nderruar jete.

Familjaret kane treguar se gruaja e vdekur ishte Prena N. 31 vjece me banim ne Babrru. Ajo ishte shfaqur shume e merzitur ditet e fundit dhe ne keto kushte mendohet se ka vendosur ti jape fund jetes duke pire nje kokerr fostoksine. Policia tha se per kete ngjarje eshte njoftuar nga spitali dhe menjehere ne banesen e 31-vjecares ku kishte kushte shume te veshtira per te mbijetuar kane shkuar sherbimet e Komisariatit Nr. 5 qe mbulojne zonen. Uniformat blu kane kontaktuar me familjaret e saj te cilet kane treguar se ajo kishte tre femije te vegjel. Sipas deshmive asnje ne shtepi nuk punonte dhe barra per te ushqyer femijet kishte rene mbi te. Banoret kane treguar se ajo kishte kohe qe jetonte ne gjendje te keqe ekonomike dhe shpeshhere merrte ushqime me liste por sapo arrinte te siguronte parate i kthente te gjitha. Veshtiresite ekonomike duket se nuk ka arritur ti perballoje me derisa ne nje moment vetmie ne dhomen e saj ka vendosur te pije helmin dhe eshte gjetur nga familjaret ne momentet e fundit te jetes. Ky nuk eshte rasti i pare kur kryefamiljare vendosin ti japin fund jetes nga kushtet e keqija ekonomike. Megjithate policia nuk ka statistika sesa raste jane regjistruar kete vit per vetevrasje nga kushtet ekonomike. Sipas te dhenave shenimet per motivin e vetevrasjes mbahen vetem kur kemi te bejme me shkaktim te saj ndersa ne rastet e tjera ato llogariten si vetevrasje nga depresioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›