E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet me tre plumba vellai i pronarit te furres

Prita Vrasje mafioze ne Tirane. Dritan Skenderaj ishte kthyer dy vjet me pare nga emigrimi

Nje emigrant eshte ekzekutuar me tre plumba pistolete teksa po futej ne banesen e tij. Dritan Skenderaj sapo kishte zbritur nga makina kur nje person i eshte afruar duke e qelluar me dy plumba ne gjoks dhe nje plumb ne koke duke i dhene ngjyrat e nje ekzekutimi mafi oz. E pikerisht keshtu rezulton edhe nga policia e cila nuk ka pasur asnje informacion per autoret e ngjarjes deri ne oret e vona te nates.

Rreth ores 19.30 35-vjecari Skenderaj i lindur ne Fier dhe banues ne Tirane sapo kishte zbritur nga makina e tij Mercedes Benz me targa TR 5531 S. Ai eshte nisur per te shkuar brenda pallatit i cili ndodhet ne rrugen 5 Maji perballe ish-Uzines por nje person mendohet se i ka dale para dhe i ka drejtuar nje pistolete duke qelluar ne drejtim te tij. Nga tre plumbat e marre Dritan Skenderaj ka mbetur i vdekur ne vend nderkohe qe ne vendin e ngjarjes kane mberritur disa banore te cilet kane njoftuar policine. Drejtues te hetimit te krimeve te Policise se Tiranes kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur punen per zbardhjen e saj. Sipas te dhenave te mbledhura viktima ishte kthyer nga emigrimi prej dy vitesh dhe jetonte ne pallatin para te cilit u ekzekutua bashke me te vellane. Ky i fundit ishte pronar i nje furre buke nderkohe qe vete 35-vjecari ishte i papune por here pas here administronte biznesin e vellait.

Deshmitaret ne vendin e ngjarjes kane shpjeguar per policine se personi i dyshuar ishte larguar me shpejtesi dhe nuk kane arritur ta njohin. Nderkaq autori mendohet se eshte njohes i mire i lagjes pasi eshte larguar ne disa rrugica te saj. Hetimet jane perqendruar ne aktivitetin e 35-vjecarit si ne Shqiperi ashtu edhe ne Greqi ku ka qene emigrant megjithese rezulton se nuk ka qene i dyshuar per ndonje ngjarje te meparshme apo i skeduar nga policia. Menyra e ekzekutimit per policine do te thote se vrasja ka ndodhur per larje hesapesh megjithese nuk perjashtohet edhe ndonje piste tjeter. Policia ka pyetur edhe te afermit e tij per ndonje konfl ikt te mundshem por hetimet kane vijuar gjate gjithe nates duke shoqeruar edhe disa banore ne cilesine e personave qe mund te kene dijeni per ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›