Dashi: Eliminoni shtrimet nga rrethet
Sonila Isaku
Pacientet e rretheve jane dyndur ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" pergjate gjithe vitit te kaluar, jo vetem duke kryer nderhyrjet kirurgjikale te cilat mund te kryheshin ne spitalet e rretheve, por edhe duke u shtruar. Te dhenat 1-vjecare pikerisht per vitin e kaluar, kane treguar se 55 per qind e pacienteve te shtruar kane qene nga rrethet dhe vetem pjesa tjeter nga Tirana.
Sistemi
Fluksi i larte i pacienteve, te cilet mund te trajtohen nga vete spitalet rajonale, ka bere qe drejtori i QSUT-se, Ilir Dashi te kerkoje nga shefat e sherbimeve dhe mjeket e ketij spitali, te zbatojne me se miri sistemin e referimit te nisur pak kohe me pare por edhe te mos i humbin vlerat ketij spitali qe i perket nje niveli terciar. Kreu i QSUT-se, e cilesoi te nevojshme per vitin 2010 permiresimin e sherbimit ne urgjencat e qendres spitalore. "Eshte e patolerueshme fenomeni i urgjencave te mbipopulluara, sic ka ndodhur keto 2-3 muaj, si pasoje e mbylljes se dyerve te konsultave ne QSUT. Ne pritje te perfundimit te spitalit te ri ne QSUT, ne do te permiresojme sherbimin e urgjences duke e pajisur ate me disa aparatura qe mbahen mbyllur nga mjeket pas perfundimit te orarit zyrtar", tha drejtori i QSUT-se, Ilir Dashi. Sipas tij, deri ne celjen e spitalit te ri qe do te sjelle edhe nje cikel te mbyllur te urgjencave, duhet te largohet fenomeni i ri i hasur gjate dy muajve te fundit, pikerisht ai shtrimit ne keto pavijone, sepse jane shtrenguar dyert e konsultave, pasi kjo shkaterron sistemin e referimit.
Medikamentet
Trajtim me medikamente per te gjithe pacientet, por edhe nje menaxhim i mire i tyre. Kjo ka qene detyra qe iu ka dhene ministri i Shendetesise, mjekeve te QSUT-se. Vasili ka deklaruar se sugjerimi i ketyre medikamenteve nga disa mjeke te QSUT, i detyron pacientet te shpenzojne ndonjehere me shume nga c'duhet. "Ka nje tendence e cila nuk eshte per t'u kritikuar, per te sugjeruar barnat e shtrenjta, te cilat jane avangarde e listes se barnave. Kjo do te na conte ne kosto shume te medha si per spitalin dhe pacientin. Duhet te kursejme me nikoqirllek medikamentet dhe gjithcka qe ofron QSUT, pasi ne cdo cast duhet te mendojme se jane para, qe duhet te rrisin cilesine e sherbimit ne QSUT dhe jo te shtojne hendekun mes pacientit dhe spitalit", u shpreh Vasili. Por nje tjeter pike e rendesishme qe do te punohet per 2010 eshte edhe infrastruktura perreth spitaleve, per shkak se aty eshte krijuar nje kaos per shkak te automjeteve qe hyjne e dalin, si dhe te familjareve te cilet hyjne ne cdo lloj pavijoni.