"Did you hear about the Morgans?", romanca e pare e vitit ne Millennium
Ndonese eshte nje nga ciftet me te njohura te Nju Jorkut, Morgans jane nje katastrofe e vertete. Por nje dite jeta e tyre ndryshon. Dhe ata gjenden me larg shtepise, por me prane njeri-tjetrit. Mbi kete familje te tronditur nga brenda dhe te bukur nga jashte ngrihet romanca me nuanca te forta komike "Did you hear about the Morgans?" (ne shqip "Keni degjuar gje per Morgans?") me protagoniste Hugh Grant dhe Sarah Jessica Parker. Filmi i ndez driten jeshile te pares romance per kete vit ne kinema Millennium, kur fillon te shfaqet prej dates 2 shkurt. Nje cift i suksesshem ne Manhatan, Meril dhe Pol Morgan te cilet kane nje jete thuajse te persosur, por me nje defekt te vogel: martesen cope - cope. Por problemet sentimentale nuk jane asgje para nje ngjarjeje te pazakonte qe u ndodh. Rastesisht, ata behen deshmitare te nje vrasjeje dhe shnderrohen ne shenjestren e nje vrasesi profesionist. Per t'i mbrojtur prej tij, agjentet federale i dergojne ne nje qyteze te humbur ne Wyoming, ku lidhja e tyre e shkaterruar rrezikon te rrenohet perfundimisht, por ne fakt nuk rezulton keshtu. Romanca komike sjell bashke ne ekranin e madh dy aktore mjaft te njohur hollivudiane, Hugh Grant dhe Sarah Jessica Parker. I pari ruan akoma hijen e protagonistit te embel tek Bridget Jones, ndersa Sarah ka shume te fresket imazhin e konsoliduar te Carrie Bradshoe tek "Sex and the City". E ne fakt do ta ruaje kete imazh edhe per vijimin e sages femerore njujorkeze edhe per vitin 2010. Por deri atehere roli i saj me i fresket eshte ai i Meryl Morgan, nje grua e sukseshme ne pune, por me nje martese te deshtuar. Prane ciftit te njohur, i cili me pare nuk kishte punuar bashke, eshte edhe aktori Sam Elliot, i cili eshte i njohur per publikun me filmat e tij me te fundit si The Golden Compass (2007), te shfaqur ne Kinema Millennium si dhe "Up in the Air", i cili do te shfaqet gjate ketij muaji po ne kinema Millennium. Jitastu, ne rolin e asistentes se Meryl Morgan ne film eshte edhe aktorja Elizabeth Moss. Ky kast i cmuar eshte drejtuar nga regjisori Marc Lawrence, i cili gjithashtu eshte autori i skenarit.