Dje temperaturat deri ne minus 13 grade
Kjo e merkure ka shenuar dhe diten me te ftohte te ketij dimri. Termometri ka shenuar vlera shume te uleta te temperatures te cilat ne zonat veriore, verilindore dhe juglindore te vendit, kane shkuar ne -13 grade Celsius. Meteorologet thone se kjo renie drastike e vlerave termike e cila ishte parashikuar per kete jave ka sjelle reshje debore, te cilat do te vazhdojne te jene prezente ne vend, por problematike mbeten ngricat. "E merkura ka shenuar diten me te ftohte. Vlera me e ulet e temperaturave ka qene -13 grade Celsius. Ne Veri, Verilindje dhe Juglindje te vendit, konkretisht ne Kukes, Puke, Erseke, Korce, temperatura ka shenuar -12 apo -13 grade Celsius ne vlerat e mengjesit. Edhe ne Ultesiren Perendimore, duke perjashtuar bregdetin ku temperatura ka qene 0 grade, temperatura ka qene nen 0 grade", kane pohuar meteorologet. Keta te fundit parashikojne nje rritje te temperaturave gjate dites se sotme, nje rritje me kater grade Celsius ne vlerat e mengjesit. Per sa i perket fundjaves, do te kthehen serish shirat. Intensiteti i tyre do te jete i larte diten e shtune, ndersa e diela do te sjelle nje permiresim te kushteve atmosferike.