“Maket", artistet e rinj prezantojne tema urbane
Ne mjediset e galerise FAP, prane Akademise se Arteve, do te celet ekspozita e pare e ketij viti, e titulluar "Maket". Artistet e rinj prezantohen me 9-20 shkurt me nje titull e me nje koncept krejtesisht interesant, kuruar dhe ideuar nga bashkekuratoret Najada Hamza dhe Ardian Isufi; njekohesisht i koordinuar nga Genc Permeti, (profesore dhe pedagoge ne Akademine e Arteve). Kjo eshte eksperienca e dyte e ketij ekipi organizativ, ku vlen per t`u permendur ekspozita "Trego nje Ngjarje", e realizuar nje vit me pare me sukses te jashtezakonshem per atmosferen artistike te krijuar dhe per impaktin e drejtperdrejte qe pati ky event per publikun artdashes dhe me gjere. "Maket" ka si target studentet e Akademise se Arteve-Atelie Grafika/ Mode e Tekstil/ Multimedia / Pikture, qe njekohesisht jane dhe artiste te rinj per t`i krijuar shanset e perpunimit artistik mbi nje teme urbane dhe arkitektonike per nje realitet te caktuar dhe te percaktuar prej tyre. E gjitha kjo vjen si nje deshmi artistike, gjithashtu eshte nje eksperience e re dhe e vyer per studentet, te cilet perballen dhe ballafaqohen me ide te ndryshme nepermjet procesit te konkurrimit. "Maket" do te perqendrohet ne realizimin e objekteve tre dimensionale te inspiruara nga projekte arkitektonike dhe struktura urbane, ku do te shtrihen nderhyrjet artistike per te stacionuar konstatime te nje shoqerie tranzitore me kontraste dhe diferenca te jashtezakonshme. Ky diskutim do te kete jo vetem karakter pamor, por edhe te debatit ne formen e tryezes se rrumbullaket me individe apo grupe te interesuara per te mesuar me shume rreth kesaj infrastrukture te rremujshme, ku individi e sheh veten si ne nje teater te mbyllur, te cilin e kufizon nje bulevard periferik "Baudrillard", por edhe si arsyetim mobil se qenia humane eshte nje objekt-subjekt i levizshem si fizik po ashtu dhe i qendrueshem. "Maket" mund te jete modeli i nje vepre arti, i nje ndertese a grupi ndertesash, i nje makine, i nje vegle etj, i zvogeluar ose ne madhesi natyrore. Kemi maket i nderteses i ures, maket i nje fshati, qyteti, maketi i skenes.
Ekspozita "Maket"
Aty krijohet objekti akitekturor i paster, ai qe u shpeton arkitekteve, qe e mohon prerazi qytetin dhe zakonet e tij, mohon interesin e kolektivitetit dhe te individeve, kembengul ne delirin e vet dhe nuk ka te barazvlefshem tjeter pervec krenarise se qyteteve te Rilindjes...Jo nuk duhet humanizuar arkitektura. Antiarkitektura, ajo e verteta, jo njerezorja, ajo qe kapercen njeriun...pa respektuar vellimin, mireqenien ose ekologjine ideale. Ajo ka luajtur me teknologjite e forta, i ka tepruar te gjitha permasat, ka vene bast mbi qiellin dhe mbi ferrin...Qytetet nuk kane mjaft hapesire - apo me mire e tera ajo shpallet si publike, eshte e tejmbushur me te gjitha shenjat e skenes publike, ajo te ndalon ta pershkosh, apo te ngjitesh si nje shkretetire, ose hapesire indiferente. Ndofta rruga...nuk i njeh castet historike, por ajo eshte gjithmone e zahamallishme, vitale, kinetike dhe kinematografike, ne pajtim me imazhin e vendit te vet, ku thjesht skena historike dhe politike vihen pak ne kandar, po ku rrezikshmeria e ndryshimit, te cilin e kane mekuar permes teknologjise, mediave, eshte i madh: eshte vete dhuna e menyres se jeteses...Ne krizen e tashme te vlerave, permes nje force teatraliteti, qe te gjithe kthehen drejt kultures qe ka guxuar t'i materializoje pa pritur gjate keto gjera...O dite te bukura! Kete mengjes nje zog ka ardhur te vdese mbi ballkon dhe e kam fotografuar. "Jean Baudrillard". Nga ana tjeter jepet psikofizika urbane dhe arkitektonike...si ne i perjetojme ato?...Si ne situatojme me hapesiren publike ku ndodhet shtepia jone e vogel dhe e madhe?...Qe do te thote te reagosh, pickosh publikun me reflektime artistike si liber i hartuar ne dore te pare, qe qarkullon perkohesisht e i shtrohet diskutimit para se te marre trajten perfundimtare...pra diskutimi i maketit si projekt artisik sensibilizues. "Maket" do te perqendrohet ne realizimin e objekteve tre dimensionale, te inspiruara nga projekte arkitektonike dhe struktura urbane ku do te shtrihen nderhyrjet artistike per te stacionuar konstatime te nje shoqerie tranzitore me kontraste dhe diferenca te jashtezakonshme...Ky diskutim do te kete jo vetem karakter pamor, por edhe te debatit, ne formen e tryezes se rrumbullaket me individe apo grupe te interesuara per te mesuar me shume rreth kesaj infrastrukture te rremujeshme ku individi e sheh veten si ne nje teater te mbyllur, te cilin e kufizon nje bulevard periferik "Baudrillard", por edhe si arsyetim mobil se qenia humane eshte nje objekt-subjekt i levizshem, si fizik po ashtu dhe mental, qe tenton te krijoje realitete dhe virtualitete te reja me kompatibel me te.