E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pajisjet per ekzaminim 24 ore te celura

Nje urdher i ri i nxjerre nga Drejtoria e QSUT-se per kete vit, eshte edhe funksionimi i aparaturave, te cilet nuk duhet te mbyllen ne oren 4 kur edhe pjesa me e mire e stafit mjekesor perfundon orarin zyrtar. Keshtu, te gjithe pajisjet e ekzaminimeve duhet te qendrojne te hapura per tu ardhur ne ndihme rasteve urgjente. "Pajisjet e ekzaminimeve qe mbyllen neper pavijone pas ores 16 duhet te rrine te celura 24 ore per t'i sherbyer filtrit te urgjences. Struktura e Sherbimeve te Urgjences do te rishikohet dhe modifikohet shume shpejt per t'i fuqizuar me personel dhe kategori personeli" ka pohuar dashi. Ndersa Ministri i Shendetesise ka kerkuar qe QSUT duhet te mbetet qendra kombetare elitare e mjekesise shqiptare. "Sa me pak rutine te panevojshme te kete kjo qender dhe sa me shume te profilizohet deri tek elitarizimi qe i perket, aq me mire i ben asaj vete dhe po aq mire u ben dhe shqiptareve; sa me shume rutine te panevojshme, aq me shume do t'i bjere vlera dhe aq me shume profili i larte i saj profesional do te bjere", u shpreh ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, problem mbeten spitalet rajonale qe megjithese kane kapacitete te mira vazhdojne te dergojne pacientet e tyre ne QSUT.
Diagnozat me te shpeshta per vitin 2009
Shqiptaret per vitin e kaluar kane pasur probleme me syte, dhe vetem per kete jane diagnostikuar 1776 paciente, nderkohe qe nje numer i madh prej tyre i jane nenshtruar edhe nderhyrjeve kirurgjikale per kete semundje. Me pas jane semundjet e stomakut, diabeti, apendiciti, semundjet e zemres. Ndryshe nga vitet e kaluara, per gjate 2009 edhe gripi i zakonshem ka qene nje nga diagnozat me te perhapura dhe kjo per vete faktin se kete vit Shqiperia kaloi nje epidemi gripale. Pervec ketyre semundjeve, nje vend te rendesishem zene edhe semundjet tumorale dhe konkretisht kanceri i lekures dhe ai i gjirit.

20 diagnozat me te shpeshta gjate 2009

Kanceri i gjirit284Gripi606Katarakti1776Insuf. Kr. Renale594Gastroenteriti1603Epilepsia572Diabetis mellitus1125Iskemi Cerebrale563Apendiciti akut1122Astma Bronkiale557Kalkuloza biliare1062Kanceri i Lekures547Bronkopneumonia1035Tonsiliti dhe Adenoidet536Sem. Isk. te zemres931Tumore te ovarit535Hernie Inguinale746Infarkti i miokardit519Leukemia Limfoide634Kardiopatia hipertensive499

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›