Dashi: LSI në zgjedhje e 28 qershorit, një alternativë mjaft serioze
>Ilir Dashi, kryetar i LSI-së për degën e Tiranës i ftuar në një emision përpara takimit që u zhvillua deklaroi se takimi i me gjithë strukturat e Tiranës do të përfshinte të gjithë anëtarët e LSI-së, por mesazhet ishin për të gjithë qytetarët e Tiranës, madje për të gjithë votuesit.
Dashi konsideroi se qarku i Tiranës një fushë beteje ku zgjedhësit do kenë një alternative shumë serioze, siç është Ilir Meta. Ndryshe nga vitet e tjera, sipas kryetarit të LSI-së për Tiranën, në këto zgjedhje do te këtë një kombinim përmes pozicionit të partisë, ofertës që i bën kjo si alternativë e tretë, dhe njerëzve që do të jenë një zgjedhje shumë e mirë individuale. Lidhur me synimet e LSI-së për kryeqytetin, Dashi gjithashtu u se shpreh "Ne kemi bërë llogaritje tona, por është herët për të dhënë shifra për fitimet që do bëjmë në zgjedhje , por ne mendojmë se zgjedhësit shqiptarë do jenë të prirur për një alternativë tjetër.