Dashi: Mbyllen tenderat për barnat
01/09/2010 Qendra spitalore “Nënë Tereza”
Mbyllen procedurat e tenderimit për sigurimin e barnave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kreu i këtij institucioni, Ilir Dashi, ka pohuar gjatë ditës së djeshme se tenderat e barnave për spitalet janë mbyllur tashmë në masën 100 për qind. Me mbarimin e procedurave të tenderimit të gjitha spitalet e kësaj qendre, tashmë kanë filluar të pajisen me medikamentet përkatëse, sipas kërkesave të bëra prej tyre, e që do t’u vijnë në ndihmë pacientëve shqiptarë. "Ky proces ka përfunduar për të gjitha barnat e kërkuara, një listë prej më shumë se 200 artikujsh. Pjesa e fundit është realizimi i kontratave që po bëjmë, të fundit pritet të mbyllen gjatë këtyre ditëve, bashkë me disa procese negocimi që po zhvillohet për t’i dhënë fund këtij procesi. Fondin e përcaktuar këtë vit, dhe planifikuar në buxhetin e 2010-ës për barnat, ne e kemi prokuruar në masën 100 për qind", shprehet Dashi. Megjithatë, mbyllja e tenderave më herët këtë vit do të ndihmojë furnizimin e spitaleve me barnat e nevojshme, por jo në plotësimin e kërkesave të vetë pacientëve. Fakt ky që konfirmohet edhe nga drejtori i QSUT-së. "Janë të furnizuara me barnat për buxhetet e planifikuara dhe për listat e barnave të planifikuara plotësisht, këtë mund ta themi me plot gojën. Po kjo nuk do të thotë që nevojat e spitalit janë të realizuara në mënyrë maksimale sepse kjo nuk ndodh në vendet më të zhvilluara të globit", vijon më tej Dashi. Për këtë vit pjesa më madhe e fondit të barnave i është lënë spitalit onkologjik.