E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashi: Studentët, mundësi punësimi në spitalin e ri

Fakulteti i Infermierisë zhvillon konferencën e parë të fizioterapisë

Rreth 40 për qind e punonjësve të QSUT-së janë infermierë. Statistikat jepen nga drejtoria e qendrës spitalore. Fakulteti i Infermierisë ka zhvilluar dje konferencën e parë të fizioterapisë, ku edhe u shpërndanë certifikatat e specializimit në Belgjikë, për pesë studente të dalluara. Studentët do të specializohen në Belgjikë për një periudhë 40-javore dhe më pas, sipas kontratës, së do të rikthehen për të bashkëpunuar me Fakultetin e Mjekësisë, por edhe me QSUT. Të pranishëm në këtë konferencë kanë qenë dekani i Fakultetit të Infermierisë, Petrit Bare, drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi, zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, si edhe dekani i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Në fjalën e tij, drejtori i qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, Ilir Dashi, ka theksuar rëndësinë që ka ky personel në aktivitetin dhe punën e përditshme të kësaj qendre terciare. “Infermierët janë pjesë e rëndësishme e sistemit shëndetësor, por tashmë me ndërtimin e fakultetit janë edhe pjesë e ambientit, duke bërë që edhe këta studentë të ndiejnë tashmë suksesin dhe punën e QSUT-së. Por, edhe ne me projektet që kemi përpara do të ofrojmë më të mirën. Spitali i ri është një sfidë për ne, por kënaqësia ime do të jetë me emërimet e reja që do të bëhen në këtë spital, pikërisht nga studentët, të cilët sot janë në këta auditorë. Edhe specializimi i tyre në vendet e zhvilluara europiane përbën një avantazh për ne, pasi me rikthimin e tyre ne do të kemi ekspertët më të mirë në fushën e fizioterapisë”, ka pohuar Dashi. Drejtori i QSUT-së ka nënvizuar edhe faktin e përfitimeve që do të ketë stafi infermieror nga reformat që do të kryhen në vazhdim, hartimi i protokolleve të mjekimit. Kjo do të sjellë një punë më komode për infermierët, pasi çdo pacient do të trajtohet sipas protokolleve të përcaktuara të një diagnoze.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›