E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i Sarandës më në fund me skaner tredimensional

Për herë të parë instalohet një skaner tredimensional në spitalin “Petro Nako” të qytetit të Sarandës. Aparatura e re ishte kërkuar prej kohësh nga bluzat e bardha dhe më në fund u bë e mundur blerja dhe instalimi i saj brenda ambienteve të spitalit. Drejtori Arben Vogli tha se ardhja e kësaj aparature shumë moderne i jep fund udhëtimit të pacientëve nga Saranda e Delvina drejt Tiranës, Gjirokastrës apo Janinës. “çdo ditë, 3-5 pacientë kishin nevojë të bënin skaner dhe nuk mundeshim t’u përgjigjeshim”, u shpreh Arben Vogli. Mjeku specialist, Agim Hasani, tha se skaneri është një aparaturë shumë bashkëkohore dhe ka kushtuar 223 mijë euro, financim i BE-së.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›